Përfundon me sukses takimi i pianistëve të rinj

Përfundon me sukses takimi i pianistëve të rinj

“Takimi i 7-të Kombëtar i pianistëve për  kënaqësi (hobi)”, ka përfunduar me sukeses ditët e tij në qytetin e Tiranës. Ky takim u organizua nga EPTA-Albania, me qëllimin e vetëm, inkurajimin e fëmijëve që studiojnë piano duke e kthyer atë në një koncert festiv. Iniciatoret e para të këtij festivali janë mësueset veterane Nora Naçe

“Takimi i 7-të Kombëtar i pianistëve për  kënaqësi (hobi)”, ka përfunduar me sukeses ditët e tij në qytetin e Tiranës.

Ky takim u organizua nga EPTA-Albania, me qëllimin e vetëm, inkurajimin e fëmijëve që studiojnë piano duke e kthyer atë në një koncert festiv.

Iniciatoret e para të këtij festivali janë mësueset veterane Nora Naçe dhe Donika Sinoimeri. Me anën e këtij takimi fëmijët kanë mundësi të performojnë në skenë përpara prindërve, mësuesve të tyre si dhe të ballafaqohen me bashkëmoshatarët.

Fëmijët luajtën për publikun pjesë nga program i autorëve tanë dhe të huaj si: Avrazi, Zadeja, Harapi, Dizdari, Mozart, Beethoven, Chopin ,Cajkovski etj.

Pjesëmarrësit e këtij evenimenti ishin të shumtë rreth 118 artistë të rinj, në mesin e tyre patëm mundësi të ndiqnim performancën e 17-vjeçarit, Enio Barci që ekzekutoi kohën e III të sonatës “Patetike” të Beethovenit.

Artistët e vegjëj u shpërbluen me një dhuratë simbolike, këtë vit ata morën një libërth me përrallën “Magjia e Këngës”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar