Përfundon lista e PS, Rama: Kemi një skuadër fituese

0

Partia Socialiste ka përfunduar hartimin e listave të kandidatëve për deputetë me të cilët do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Menjëherë, kryetari i kësaj partie, Edi Rama, doli në një prononcim para mediave duke e cilësuar listën e PS-së si skuadër fituese. “Unë besoj se kryesia e PS-së i hapi rrugën një fitoreje me një skuadër kombëtare të PS që pa asnjë dyshim do të luftojë në çdo qark për të fituar”, theksoi z. Rama.

Ai tha se është krenar dhe i privilegjuar të punojë me përfaqësuesit e grupit parlamentar që është në pëfundim të mandatit, të cilët, sipas tij, edhe pse nuk u përfshinë në lista kanë pasur mirëkuptimin për zgjedhjen e bërë. Ata që reaguan ndryshe Rama i cilësoi si të pavërtetë ndaj Partisë Socialiste.

“Jo siç fatkeqësisht janë në ndonjë rast, për të folur për PS dhe socialistë të vërtetë, por që nuk janë të vërtetë”, theksoi ai.

“Sot ne kemi bërë një zgjedhje shumë të qartë. Duam një skuadër që të fitojë dhe t’u shërbejë shqiptarëve, dhe nesër në 4 vjet qeverisje të tregojë koherencë, kohezion, se agjenda kombëtare e PS-së është mbi çdo agjendë personale, të tregojë se jemi këtu për të bërë gjërat që themi. Prandaj janë bërë dhe disa zgjedhje për të mos përfshirë në skuadrën e re anëtarë të Kryesisë së PS-së. Kjo është normale”, shtoi kreu i opozitës shqiptare në komunikimin e tij publik.

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste


Qarku Tiranë
1. Pandeli Majko
2. Saimir Tahiri
3. Vasilika Hysi
4. Ditmir Bushati
5. Fatmir Xhafaj
6. Lindita Nikolla
7. Besnik Baraj
8. Xhemal Qefalia
9. Sadri Abazi
10. Parid Cara
11. Spartak Braho
12. Artan Gaçi
13. Pjerin Ndreu
14. Rakip Suli
15. Milena Harito
16. Dashamir Peza
17. Enkelejda Shkreli
18. Ervin Bushati
19. Bledar Doracaj
20. Alfred Dalipi
21. Sadi Vorpsi
22. Blerina Gjylameti
23. Petrit Vargu
24. Arben Seferaj
25. Shaqir Shehu
26. Blendi Nallbani
27. Erjeta Alhysa
28. Rodolf Xhillari
29. Ibrahim Kalemi
30. Afrim Qendro
31. Azbi Arapi
32. Lavdrim Sahitaj
33. Petrit Deskaj
34. Besim Ruçi

 

Qarku Vlorë
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Koço Kokëdhima
4. Luiza Xhuvani
5. Fatmir Toçi
6. Andrea Marto

7. Edmond Leka

8. Shuaip Beqiri
9. Mira Shehu
10. Sheme Lulo
11. Sokol Bana
12. Genci Kojdheli
13. Neime Gjika
14. Noreta Kalçuni
15. Ines Stasa

 

Qarku Durrës
1. Blendi Klosi
2. Klodiana Spahiu
3. Ilir Beqaj
4. Namik Dokle
5. Gentian Bejko
6. Artur Bushi
7. Shkëlqim Troplini
8. Jurgis Çyrbja
9. Sokol Sula
10. Ardian Kokomani
11. Gëzim Agasi
12. Tauland Xheraj
13. Erald Hasanaj
14. Esmeralda Shkjau

 

Qarku Elbasan
1. Ben Blushi
2. Damian Gjiknuri
3. Evis Kushi
4. Alfred Peza
5. Taulant Balla
6. Musa Ulqini
7. Arben Kamami
8. Ilir Bejtja
9. Luljeta Arapi
10. Agim Leka
11. Kastriot Gurra
12. Mehdi Pepa
13. Altin Ago
14. Ymer Tola
15. Rovena Beqiraj
16. Sokol Skura

 

Qarku Fier
1. Gramoz Ruçi
2. Erjon Braçe
3. Eglantina Gjermeni
4. Ilirjan Celibashi
5. Armando Subashi
6. Arben Çuko
7. Pirro Lutaj
8. Majlinda Bufi
9. Ervin Koçi
10. Anduel Xhindi
11. Bujar Çela
12. Xhevit Bushi
13. Artur Çobani
14. Adelina Rista
15. Antoneta Dhima
16. Lindita Buxheli

 

Qarku Korçë
1. Bashkim Fino
2. Arta Dade
3. Olta Xhaçka
4. Ilirian Pendavinji
5. Ilir Xhakolli
6. Ylli Ziçishti
7. Ardit Konomi
8. Artur Porpollogu
9. Ana Verushi
10. Adriatik Braçe
11. Zamira Kita
12. Ilir Torra
13. Nada Nasto

 

Qarku Shkodër
1. Mimoza Hafizi
2. Tom Doshi
3. Paulin Sterkaj
4. Namik Kopliku
5. Sait Fishta
6. Gentian Palaj
7. Nikoll Deda
8. Rozafa Zmijanej
9. Megi Ajtyresa
10. Djana Bejko
11. Zef Çuni
12. Pal Lera
13. Janko Shelçaj

 

Qarku Berat
1. Fidel Ylli
2. Ermonela Felaj
3. Eduard Shalsi
4. Eduart Bejko
5. Artan Lame
6. Stavri Ceca
7. Erjon Kërri
8. Anila Agalliu
9. Alma Kule

 

Qarku Dibër
1. Shkëlqim Cani
2. Ulsi Manja
3. Hasan Ceni
4. Arben Keshi
5. Ashim Doma
6. Ezmerina Hoxha

 

Qarku Lezhë
1. Mimi Kodheli
2. Armando Prenga
3. Arben Ndoka
4. Ndrec Dedaj
5. Mejreme Delishi
6. Eduart Ndocaj
7. Kastriot Piroli
8. Mirela Neli (Syku)

 

Qarku Kukës
1. Vexhi Muçmataj
2. Lavdim Elezi
3. Ram Hoxhaj
4. Adem Lala

 

Qarku Gjirokastër
1. Arben Ahmetaj
2. Erion Veliaj
3. Anastas Angjeli
4. Vladimir Kosta
5. Dashamir Kamberi

 

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here