Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet Kosovë – Serbi

Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet Kosovë – Serbi

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç përfunduan pa ndonjë marrëveshje takimin e 14-të me radhë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Në një komunikatë për opinion të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton thuhet se të dy kryeministrat diskutuan

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç përfunduan pa ndonjë marrëveshje takimin e 14-të me radhë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Në një komunikatë për opinion të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton thuhet se të dy kryeministrat diskutuan përgatitjet për zgjedhjet komunale të tre nëntorit në Kosovë. “Ata janë pajtuar se duhet të ndërmerren të gjitha veprimet konkrete për të siguruar pjesëmarrje të mirë në këto zgjedhje. Puna në zbatimin e marrëveshjes do të vazhdojë në javët që vijnë me ritmin e njëjtë”, thuhet në deklaratë në të cilën nuk janë dhënë hollësi të tjera.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar