Përfshirja e zjarrtë e tifozëve, pjesë e futbollit

Nga Luljeta Halimi Nuk janë të pakta ngjarjet, ku tifozët e çmendur të skuadrave të ndryshme janë përfshirë nga emocionet e garës më tepër seç duhet, duke kryer edhe akte dhune. Duket se ato kanë rënë pre e këtyre emocioneve që u përcjell gara mes lojtarëve si pasojë e dashurisë së çmendur për skuadrat, urrejtjes

Nga Luljeta Halimi

Nuk janë të pakta ngjarjet, ku tifozët e çmendur të skuadrave të ndryshme janë përfshirë nga emocionet e garës më tepër seç duhet, duke kryer edhe akte dhune. Duket se ato kanë rënë pre e këtyre emocioneve që u përcjell gara mes lojtarëve si pasojë e dashurisë së çmendur për skuadrat, urrejtjes së kundërshtarit, inatet nga padrejtësitë dhe mbrojtja e skuadrës së zemrës.

Gjithmonë skuadrat janë pritur në mënyra madhështore nga fansat e tyre, por në të njëjtën mënyrë edhe janë sulmuar nga kundërshtarët dhe raste të tilla janë mjaft të përhapura, sidomos kohët e fundit.

Mund të përmendim këtu rastin e terrorit në Turqi, ku u qëllua me armë outobusi i Fenerbahçes me 40 persona, ku mes tyre futbollistë dhe stafi drejtues. Kampionët e Turqisë po udhëtonin drejt aeroportit për t’u rikthyer në shtëpi. Në rajonin e Arakl-it afër Trabzonit pas fitores 1-5 në Rizespor, disa njerëz të armatosur kanë shtënë në drejtim të autobusit.  Ndaj kampionëve të Turqisë pati të shtëna me armë zjarri kryesisht në drejtim të shoferit të autobusit dhe duhet te përmendet fakti që gjendja e tij ishte mjaft e rënd saqë u detyruan ta dërgonin në spital.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohen se këto njerëz të armatosur kanë qenë tifozë të Trabzonsporit këto dy  tifozëri njihen për rivalitet të përgjakshëm.  Duket sikur tifozët ishin aq të zjarrtë sa edhe kishin dashur t’i vrisnin dhe sigurisht që përveç lojtarëve janë shqetësuar edhe stafi i tyre drejtues. Një shqetësim të madh shohim në fjalën e zv.presidentit të Fenerbahçes, Mahmut Uslu, kur thotë: “Ata donin të na vrisnin. Vrasësit shënjestruan shoferin dhe komplet autobusin. Pse? Ky ishte një sulm makabër. Të gjithë jemi shokuar”.

Rastet nuk janë të pakta edhe brenda në stadium. Ndeshja e kthimit e fazës së 1/8-ve të Kupës Libertadores mes Boca Juniors-ve dhe River Plate-ve u ndërpre pak para nisjes së pjesës së dytë, pasi tifozët vendas sulmuan lojtarët e skuadrës kundërshtare me spraj me piper, kur ata po zbrisnin në fushën e lojës.

Nga mediat argjentinase mësuan se lojtarët e Riverit u sulmuan në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes dhe përveç pamjeve dramatike, ajo që i habiti të gjithë dhe që ra në sy ishte mungesa totale e ndihmës nga ana e lojtarëve dhe stafit të Boca Juniors-it.  Ne pamë që për dy orë, lojtarët e Riverit qëndruan në mesin e fushës të rrethuar nga policia, pasi tifozët nuk lejonin që ata të hynin në dhomat e zhveshjes e të largoheshin nga stadiumi. Ndërkohë, asnjë pjesëtar i Boca Juniors-it nuk doli për t’u bërë thirrje tifozëve për qetësi.

Nuk është përjashtuar nga këto ngjarje edhe vendi ynë Shqipëria. Të gjithë e pamë përleshjen mes tifozëve dhe skuadrës tonë Kombëtare, ku më pas nuk patëm një vazhdim të ndeshjes. E gjithë kjo gjë ,në pamje të parë u duk se u bë nga një flamur autokton, i cili valëvitej ne qiell, por siç duket tifozët e zjarrtë serb, përveç dashurisë në zemrat e tyre ushqenin dhe urrejtje, aq sa kryen dhe akte dhune.

Ka pasur raste të tjera, jo vetëm në fushën e futbollit por edhe në sporte të tjera, si basketbolli, ku përleshjet e ashpra mes lojtarëve dhe tifozëve nuk kanë munguar. Është e vërtetë që tifozët janë pjesa më e ndjeshme e lojtarëve, por siç duket dashuria e tifozëve të çmendur për ta dhe për lojën kalon çdo gjë, deri në rrahje sharje e akte të tjera dhune. A thua vallë lojtarët nuk ka kush tí mbrojë e dënoj nëse u bë padrejtësi, apo është dashuria e flaktë ajo që verbon lojtarët, duke sjellë moskontrollim të veprimeve të kryera?

Futbolli është një sport i dashur dhe i përqafuar fort jo vetëm nga djemtë, por edhe nga vajzat dhe këto ngjarje janë bërë diskutime të çdo dite, nëpër tavolinat e fansave, pra trajtohet si “muhabeti i ditës”,por a është kjo një zbavitje?

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar