Perez kurrë nuk e ka akuzuar Ozilin

Perez kurrë nuk e ka akuzuar Ozilin

Klubi  spanjoll, Real Madrid, ka dalë me një deklaratë për publikun duke sqaruar se Florentino Perez kurrë nuk e ka akuzuar Mesut Ozilin për sjellje jo profesionale sa ka qenë në Santiago Bernabeu. Sipas Gazetws spanjolle ABC, me bazë në Madrid, kishte cituar për  presidentin madrilen të ketë thënë se ylli i ri i Arsenalit ishte

Klubi  spanjoll, Real Madrid, ka dalë me një deklaratë për publikun duke sqaruar se Florentino Perez kurrë nuk e ka akuzuar Mesut Ozilin për sjellje jo profesionale sa ka qenë në Santiago Bernabeu.

Sipas Gazetws spanjolle ABC, me bazë në Madrid, kishte cituar për  presidentin madrilen të ketë thënë se ylli i ri i Arsenalit ishte i obesionuar pas femrave dhe jetës së natës.

Sidoqoftë, në një letër zyrtare që Real Madridi i ka dërguar gazetës më prestigjoze gjermane, Bild, klubi spanjoll mohon të ketë thënë diçka presidenti dhe madje ka detyruar edhe ABC-në që të kërkojë falje.

“As presidenti Florentino Perez, e as ndonjë anëtar tjetër i klubit nuk ka të bëjë asgjë me informacionet e publikuara nga gazeta spanjolle për lojtarin Mesut Ozil. Gazeta ka konfirmuar se askush nga klubi nuk i kontaktoi ata dhe ka kërkuar falje për këtë”.

“Real Madridit i vjen keq që këto deklarata, që nuk kanë të bëjnë asgjë me klubin, kanë nxitur reagimin e babait të Ozil”.

“Ne përsëri falënderojmë Mesut Ozilin dhe i dëshirojmë atij çdo të mirë në të ardhmen”, shkruan në letrën që Real Madridi i ka dërguar gazetës Bild.

Ishte babai i Mesut Ozil ai që kishte akuzuar rëndë klubin madrilen dhe kishte paralajmëruar padi ndaj presidentit Florentino Perez për deklaratat kundër të birit të tij që tani duket të mos kenë qenë të vërteta.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar