Perez ironizon Juven: Dua 200 milionë për Higuainin

Perez ironizon Juven: Dua 200 milionë për Higuainin

Numri një i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka nisur një luftë të ftohtë me klubin “mik” të Juventusit. Pas atij shtrëngimi duarsh ditën e diele në “Bernabeu”me rastin e ndeshjes miqësore për bamirësi, presidenti i madrilenëve është hedhur në sulm. “Zonja e vjetër” ka kohë që interesohet për sulmuesin Gonzalo Higuain, duke ofruar 30

Numri një i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka nisur një luftë të ftohtë me klubin “mik” të Juventusit. Pas atij shtrëngimi duarsh ditën e diele në “Bernabeu”me rastin e ndeshjes miqësore për bamirësi, presidenti i madrilenëve është hedhur në sulm.

“Zonja e vjetër” ka kohë që interesohet për sulmuesin Gonzalo Higuain, duke ofruar 30 milionë euro për shërbimet e tij. “Nuk e di se nga cili burim kanë dalë këto shifra, por Juventusit i them që të mos bëjë udhëtime të kota në Madrid, në rast se ka ndërmend të ofrojnë 30 milionë euro për Higuainin”, ka thënë Perez.

I pyetur se cila është vlera e sulmuesit argjentinas, Perez është shprehur shkurt: “Aq sa shkruhet në klauzolë, 200 milionë euro”. Mesa duket, Perez kërkon të hakmerret ndaj presidentit të Juventusit, Umberto Anjeli, për faktin se ai as nuk kërkoi që ta dëgjonte ofertën e madrilenëve për mesfushorët Arturo Vidal dhe Pol Pogba.

/Klajdi Lleshi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar