Për dhëmbë të shëndetshëm, mos hani gjatë natës

Për dhëmbë të shëndetshëm, mos hani gjatë natës

Na ndodh që natën nuk kemi gjumë dhe dëshirojmë që të konsumojmë diçka por sipas studiuesve kjo është mënyra më e keqe sepse jo vetëm që nuk na bën mirë për shëndetin, por për të pasur dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm është mirë të shmanget ngrënia e ushqimeve gjatë natës. Studiuesit danezë kanë treguar

Na ndodh që natën nuk kemi gjumë dhe dëshirojmë që të konsumojmë diçka por sipas studiuesve kjo është mënyra më e keqe sepse jo vetëm që nuk na bën mirë për shëndetin, por për të pasur dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm është mirë të shmanget ngrënia e ushqimeve gjatë natës.

Studiuesit danezë kanë treguar se ushqimet e natës janë të lidhura me një rrezik më të madh të dëmtimit të dhëmbëve, pa marrë parasysh llojin e konsumuar të ushqimit. Sipas tyre, gjatë natës ulet sasia e pështymës së tajuar, e cila zakonisht eliminon mbeturinat e ushqimit në gojë dhe ul gjasat për prishje të dhëmbëve.

Ekspertët këshillojnë njerëzit që përveç mos ngrënies gjatë natës, nuk është mirë të konsumohet edhe deri në një orë para gjumit, dhe të konsumohet vetëm ujë dhe jo lëngje. Këshilla e specialistëve është pastrami i gojës(larja e dhëmbëve), në mëngjes në drekë dhe më i rëndësishmi pastrimi në darkë.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar