Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Pep Guardiola akuzohet  për mbajtjen e një mesazhi politik

Pep Guardiola akuzohet për mbajtjen e një mesazhi politik

0 Komentet 🕔23.02.2018 - 21:00

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është akuzuar nga Federata e Futbollit  anglez për “mbajtjen e një mesazhi politik, veçanërisht një fjongo të verdhë”.

_100157601_guardiola-main

 

Ai shkeli rregullat e FA dhe rregullat e reklamave, tha organi qeverisës.

Guardiola tha në nëntor se mban shiritin për të mbështetur politikanët e burgosur në Katalonianë e tij të lindjes.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës duhet  të hënën, më 5 mars, para orës 18:00  t’i përgjigjet akuzës.

FA kishte folur me Guardiolën rreth çështjes në mes të dhjetorit dhe janë dhënë dy paralajmërime formale të cilat janë injoruar.

Dy anëtarë kryesorë të lëvizjes katalane të pavarësisë u mbajtën pa asnjë kusht pas një votimi të pavarësisë në tetor, të cilin qeveria e Madridit e konsideronte të paligjshme.

Guardiola kishte thënë në nëntor: “Nëse një ditë në burg ishte  shumë, shikoni sa ditë kanë që janë atje”.

“Ashtu siç të gjithë e dinë, shpresojmë se herët a vonë mund ta heq këtë fjongo.”

“Të gjithë politikanët që janë në burg, shpresoj se ata mund të dalin dhe të kthehen shpejt në shtëpi me familjet e tyre dhe të vazhdojnë të jetojnë jetën që meritojnë”, pat shtuar Guardiola.

BBC

Përgatiti: A.T

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr