Pensionet, me 1 korrik rritja sipas kategorive

Pensionet, me 1 korrik rritja sipas kategorive

Qeveria, si ҫdo vit ka ndjekur shembullin e rritjes së pensioneve, nga ku përfitojnë rreth 553 mijë pensionistë. Projektvendimi do të hyjë në fuqi me 1 korrik të këtij viti, ku përcakton rritjen dhe përfitimin për pensionistët në fshat dhe në qytet. Ashtu si dhe më herët përqindja e rritjes së pensioneve të fshatit do

Qeveria, si ҫdo vit ka ndjekur shembullin e rritjes së pensioneve, nga ku përfitojnë rreth 553 mijë pensionistë. Projektvendimi do të hyjë në fuqi me 1 korrik të këtij viti, ku përcakton rritjen dhe përfitimin për pensionistët në fshat dhe në qytet. Ashtu si dhe më herët përqindja e rritjes së pensioneve të fshatit do të jetë më e lartë se ajo për qytetin në vijimin e politikës për barazimin e pensioneve.

Projektvendimi që pritet të kalojë në  korrik parashikon rritjen në nivelin 5 për qind pensionet e pleqërisë ,të invaliditetit dhe familjar në fshat, ndërsa në nivelin 4 për qind përfitojnë të gjithë pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjar në qytet, gjithashtu  ushtarakët, pilotët fluturues dhe  ish-punonjësit e policisë.

Si ҫdo vit, pensionistët marrin edhe disa subvencione që jepen për energjinë apo rritjen e çmimit të bukës.  Nëse, pensioni minimal i qytetit është 11 562 lekë duke shtuar subvencionet arrin në 13 712 dhe me rritjen pritet të shkojë 14 174 lekë, ndërsa pensioni maksimal që sot është 23  623 lekë dhe me shtesën prej 4% pritet të shkojë në nivelin 24 547 lekë. Ndërsa, përsa i përket pensionit bazë të fshatit nga 7841 lekë që është duke shtuar subvencionet shkon në 8 731 dhe nga 1 korriku pa subvencione pritet të shkojë 8 233 lekë dhe bashkë me subvencionet 9 123 lekë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar