Pëllumbi: PS të mirëadministrojë besimin e popullit

Pëllumbi: PS të mirëadministrojë besimin e popullit

Servet Pëllumbi, i njohur si profesori i socialistëve, pasi përshëndeti fitoren e së majtës Shqiptare u kërkoi liderëve të administrojnë si duhet përgjegjësinë që ju është ngarkuar nga votuesit më 23 qershor. “E majta shpresoj shumë se do të dijë ta administrojë mirë fitoren që i dha në mënyrë bujare elektorati i bollshëm shqiptar”- tha

Servet Pëllumbi, i njohur si profesori i socialistëve, pasi përshëndeti fitoren e së majtës Shqiptare u kërkoi liderëve të administrojnë si duhet përgjegjësinë që ju është ngarkuar nga votuesit më 23 qershor.

“E majta shpresoj shumë se do të dijë ta administrojë mirë fitoren që i dha në mënyrë bujare elektorati i bollshëm shqiptar”- tha Pëllumbi.

Ndërkohë sipas tij: “Fitorja është e bukur, e thellë dhe e pritshme, përballë një qeverisjeje problematike që po i rriste kostot e saj në kurriz të qytetarëve”. Profesori, i cili e ka mbështetur afrimin e LSI-së në koalicionin opozitar, shprehet se këtë radhë e majta diti të dalë mbi të shkuarën dhe të ndërtojë një alternativë solide.

“E majta diti të bëjë një koalicion më solid dhe më bindës. Qeveria nuk diti të japë llogari për mosmbajtjen e premtimeve të saj, sulmoi në mënyrë personale opozitën dhe kryetarin e saj Edi Rama, duke menduar se me këtë strategji do të marrë një mandat të tretë, por që rezultoi e dështuar. Duket se populli di të ballafaqojë dhe të zgjedhë mirë mes alternativave. Përveç kësaj, qeveria paraqiti me eufori premtime utopike, vetëm për të shumuar programin e Partisë Socialiste”

Gjithashtu profesori i socialistëve u ndal në analizën e vendimit të elektoratit për të votuar koalicionin e majtë.

“Në këto zgjedhje populli tregoi një mençuri të veçantë, pasi diti të zgjidhte alternativën më të mirë për të. Në këtë fitore duhet vlerësuar mirë roli që luajti rinia, që ka qenë shumë aktive dhe pjesëmarrëse me votën e saj në votim, veçanërisht ata që votonin për herë të parë. Vota e tyre duhet lexuar si një votë për shpresën dhe të ardhmen”- e mbylli ai fjalën e tij.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar