Peleshi përfaqëson Shqipërinë në Komitetin Evropian

Peleshi përfaqëson Shqipërinë në Komitetin Evropian

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, ishte dje pjesë e punimeve të Komunitetit  të Monitorimit të Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale, që mbahej në Tbilisim Gjeorgji, Peleshi ishte i vetmi përfaqsues vendor i  zgjedhur  nga Shqpëria, ndërmejt 47 përfaqsuesve  të përzgjedhurve nga e gjithë bota. “Nevoja për reformën territoriale dhe reformën fiskale e financiare

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, ishte dje pjesë e punimeve të Komunitetit  të Monitorimit të Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale, që mbahej në Tbilisim Gjeorgji,

Peleshi ishte i vetmi përfaqsues vendor i  zgjedhur  nga Shqpëria, ndërmejt 47 përfaqsuesve  të përzgjedhurve nga e gjithë bota.

“Nevoja për reformën territoriale dhe reformën fiskale e financiare për autoritetet vendore, janë disa prej rekomandimeve të raportit. Shpresëplotë që qeveria e re do të bëjë hapat e duhur për të përfunduar reformën e decentraliziimit në Shqiperi”, ka thënë Peleshit në një status në faqen e tij zyrtare në fejsbuk (facebook).

Kjo ka qënë një nga kërkesat e përhershme e të gjithë zyrtarëve të qeverisjes vendore për të patur pavarsi nga qeveria qëndrore.

Madje në fundvitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti pushteti vendor në Shqipëri u ankua për ndërprejrjen e granteve të pakushtëzuara, në mënyrë arbitrarem nga ana e qeverisë qëndrore, për shakak të borxheve të shumta ndaj CEZ e ujësjellësve.

Por kjo ndërhyrje u kundërshtua në mënyrë të menjëhershme nga sociastët e demokratët, si dhe i çoi disa prej kryebashkiakëve të “kercenuan” se do ti vinin “drynin” bashkive.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar