PD zgjedh krerët e komisioneve parlamentare

PD zgjedh krerët e komisioneve parlamentare

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, ku është vendosur në lidhje me komisionet parlamentare që do të drejtohen nga opozita. Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare e komisionit parlamentar të integrimit, Genc Pollo, kryetar i komisionit të Medias dhe Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë. Në një konferencë

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, ku është vendosur në lidhje me komisionet parlamentare që do të drejtohen nga opozita.

Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare e komisionit parlamentar të integrimit, Genc Pollo, kryetar i komisionit të Medias dhe Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë.

Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë e re për mungesë transparence dhe frymë konfliktuale me opozitën.

“Kanë demonstruar të kundërtën e asaj që opozita ka ofruar, Brukseli kërkoi dhe shqiptarët presin, që është fryma e bashkëpunimit dhe jo konfliktualitetit, karakterizuar nga një mungesë e thellë transparence mes asaj që thuhet e bëhet” tha Basha.

Gjithashtu Basha premtoi edhe mbrojtjen e administratës nga largimet politike duke theksuar se duhet reformë dhe jo fshesë.

“Partia Demokratike do të asistojë me të gjitha fondet ligjore të gjithë ata që preken nga revanshi dhe fryma anti-institucionale. PD është në mbështetje të plotë të atyre që përfaqësojnë investim publik të taksapaguesve publikë, investim që nuk zhbëhet për interesa politike, një investim që duhet të çohet më tej dhe kjo ishte një nga fushat që Brukseli është shprehur qartë.  Reformë, por jo fshesë në administratë” deklaroi Basha.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar