PD nis sot fushatën elektorale

0

Partia Demokratike do të hapë sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. “Maratona” e koalicionit të djathtë për këto zgjedhje do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” i kryeqytetit, në orën 19:30.

Sali Berisha  ka ftuar te gjithe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë  që të festojnë së bashku atë që ai e quan, fushatën e fitores së re.

“Hapim sëbashku në Tiranë fushatën e Fitores!  Të dashur miq! Neser ne ora 19:30, ne sheshin Nene Tereza, ne Tiranen blu, ne hapim fushaten e elektorale te 23 qershorit. Ftoj qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe neser te festojme dhe te hapim sebashku, ne nje miting dhe koncert madheshtor, fushaten e Fitores sone te re!”, shkruan kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

/Adisa Sida/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here