PD: PS-ja mashtroi qytetarët shqiptarë

PD: PS-ja mashtroi qytetarët shqiptarë

Partia Demokratike akuzoi sot Partinë Socialiste, dhe kreun e saj, Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët gjatë fushatës zgjedhore 2013. Zëdhënësja Laura Vorpsi tha se një ditë më parë, Edi Rama njoftoi shqiptaret se, premtimet e tyre me kryesore  anti-globaliste, me te cilat moren votat e shume shqiptareve, nuk do mund ti gezonin qytetarët gjatë

Partia Demokratike akuzoi sot Partinë Socialiste, dhe kreun e saj, Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët gjatë fushatës zgjedhore 2013. Zëdhënësja Laura Vorpsi tha se një ditë më parë, Edi Rama njoftoi shqiptaret se, premtimet e tyre me kryesore  anti-globaliste, me te cilat moren votat e shume shqiptareve, nuk do mund ti gezonin qytetarët gjatë këtij mandati.

“Partia Demokratike e konsideron kete qendrim nje akt te pashembullt mashtrimi ne historine elektorale te nje vendi dhe nje populli qe ndofta kurre ndonjehere me pare nje force politike nuk ka deshmuar pas fitores se zgjedhjeve ende pa marre pushtetin. Nje akt cinizmi ekstrem ndaj qytetareve qe i besuan se premtimet e tyre ishin thjesht mashtrime ose se ato nuk do realizohen gjate ketij mandati  por shtyhen per vitin e fundit. “- thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera Vorpsi theksoi se PD-ja e ka njohur humbjen e saj dhe  nuk do pranojë kurrë një megamashtrim të tillë të pashembullt të qytetarëve shqiptarë, një poshtërim të votës, besimit dhe dinjitetit të tyre qytetar politik.

“PD-ja  do përdorë të gjithë mjetet demokratike për të mbrojtur dinjitetin e qytetareve shqiptar, e atyre që votuan programin e saj por njëlloj dhe të atyre që besuan premtimet anti-globaliste të kundërshtarit, ndaj aventurierëve që besojnë se mund të ndërtojnë mbi mashtrimin masiv të qytetarëve shqiptarë.”- përfundon deklarata e PD-së.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar