PD nis fushatën, Berisha: S’do të ketë rotacion

PD nis fushatën, Berisha: S’do të ketë rotacion

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, zyrtarizon nga Tirana hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, nga ku deklaron se rotacioni që kërkon z. Rama nuk do të ndodhë. “Z. Basha, demokratët e Tiranës dhe Shqipërisë të falënderojnë ty për rotacionin që i bëre zotit Rama. Por, miqtë e mi, rotacionin e dytë ia

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, zyrtarizon nga Tirana hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, nga ku deklaron se rotacioni që kërkon z. Rama nuk do të ndodhë.

“Z. Basha, demokratët e Tiranës dhe Shqipërisë të falënderojnë ty për rotacionin që i bëre zotit Rama. Por, miqtë e mi, rotacionin e dytë ia bëri Koço Kokëdhima dhe të tretin do t’ia bëj Tirana, do t’ia bëj Shqipëria”, shprehet z. Berisha në fjalën e tij.

Duke vazhduar më tej, kreu i maxhorancës tha se këto kohë kanë qenë jo të mira për Evropën, por që Shqipëria ia arriti të mbijetonte dhe kjo për shkak të vullnetit të individit të lirë, dhe në katër vitet që vijnë vendi ynë do të njohë zhvillim dhe do të rihapen negociatat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këto kanë qenë kohë stuhie, shtrëngate të madhe për Evropën e botën, por anija jonë qëndroi, rezistoi dhe kjo jo për shkak të forcës së qeverisë, por forcës së pathyeshme të individit të lirë, të qytetarit të lirë shqiptar. Katër vitet që vijnë, Shqipëria do të kapë nivelet e vendit të zhvilluar. Ne garantojmë statusin, garantojmë hapjen e negociatave, do të bëjmë gjithçka për një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, deklaroi kreu i PD-së.

Gjithashtu z. Berisha, gjatë fjalës së tij theksoi se kandidatët që ai paraqet për deputetë, nuk janë deputetë të partisë, por janë deputetë të qytetarit, dhe akuzoi Partinë Socialiste se ajo është aleanca e 1 prillit.

“Asnjëri nga këta burra e gra nuk janë deputetë të partisë, por secili prej tyre është deputet i qytetarit. Alternativa tjetër ka faktuar se nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj, ajo trashëgimi që bëri gjithçka për të vendosur kombin jashtë hapësirës perëndimore. Ajo alternativë sot me cinizëm ekstrem e quan veten Aleanca e Shqipërisë Europiane. E vërtetë kjo sa ç’është i vërtetë zotimi i 1 prillit”, u shpreh ai.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, Partia Demokratike këto zgjedhje ka vendosur që në çdo qark të ketë çelje fushate dhe prezantim kandidatësh.

/Osman Stafa/

berisha1

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar