PD, miting përmbyllës në Klos

PD, miting përmbyllës në Klos

Partia demokratike ka zhvilluar mëngjesin e sotëm mitingun përmbyllës në Klos. Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ftoi të gjithë banorët e Klosit që të votojnë për fitoren, të votojnë për nymrin 44. “Votoni për veten tuaj. Le të votojmë për

Partia demokratike ka zhvilluar mëngjesin e sotëm mitingun përmbyllës në Klos. Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë ftoi të gjithë banorët e Klosit që të votojnë për fitoren, të votojnë për nymrin 44. “Votoni për veten tuaj. Le të votojmë për një mirëqenie më të madhe për banorët e Klosit dhe të mbarë Shqipërisë. Unë ju garantoj se gjatë këtij mandai të ardhshëm , do rrisim rrogat, pensionet, infrastrukturën dhe do rrisim numrin e të punësuarve”-u shpreh Berisha.

Përfaqësues të PD-së thanë se vota e tyre është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme për të mbështetur  projektin e Berishës për ecjen përpara, zhvillimin e vendit dhe ndërtimin e rrugës së Arbrit.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar