Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

“Pazari i Ri” i Tironës

“Pazari i Ri” i Tironës

0 Komentet 🕔24.12.2013 - 14:58

Nga Erilda SULIKA & Sonila QAZIMI

Koha ecën me ritme të shpejta. Ndryshimet dhe risitë që ajo sjell me vete janë të shumta, për të mos thënë edhe drastike. Ashtu si çdo vend tjetër, një nga qytet që ka rënë pre e këtyre ndryshimeve është edhe Tirana. Ndër vite ajo ka pësuar ndryshime të shumta të cilat ia kanë venitur sadopak  atë të vërtetë që ajo fsheh në vetvete.  Një e vërtetë që është e fshehur nga dora e “uzurpatorëve” në sajë të modifikimeve që i kanë veshur. Infrastruktura e re, pallatet e shumta, rrugët e pafundme të ndërtuara pa kriter kanë qenë elementet kryesore për ndryshimin e saj. Por, teksa ecën nëpër rrugët e Tiranës, syri arrin ende të kapë disa lagje, pazare apo rrugë të vjetra të cilët në një farë mënyre i kanë rezistuar kohës. Këto vende ende mbartin disa pjesëza të vjetërsisë së tyre.

Tirana, kryeqyteti jonë i tejmbushur me tregje, të cilat janë jashtë çdo standardi higjenik dhe që në një mënyrë apo në një tjetër produktet që shiten në këto tregje janë të mbuluara nga pluhuri dhe papastërtia. Konsumimi i tyre mbart një rrezikshmëri të dyfishtë. Janë të shumtë tregjet që ndodhen në kryeqytet ndër to mund të përmendim tregun te “Xhamlliku”, “Rruga Bardhyl”,  “Treni”, “Rruga e Kavajës”, “Pazarit të Ri” etj.

1

Pak metra larg qendrës, në sheshin “Avni Rustemi”, ndodhet një nga tregjet më të vjetra të kryeqytetit, i njohur me emrin “Pazari i ri”. Sot për sot ai është një nga më të vjetrit në llojin e tij në Tiranë. I ndërtuar në vitin 1972, ky treg për vite më radhë ka qenë në shërbim të vendasve që në atë kohë numëronte rreth 200.000 mijë banorë. Ky treg zëvendësoi atë që quhej treg i vjetër, i cili më përpara ndodhej në vendin që sot njihet si Pallati i Kulturës.

Karakteristika kryesore ishte se edhe pse hapej çdo ditë, dita e enjte cilësohej si ditë pazari për vendasit. I gjithë prodhimi shitej brenda ditës, pasi dhe çmimet ishin në bazë të nivelit të popullsisë. Të gjitha mallrat vinin nga fshati dhe mblidheshin në një magazinë të madhe për t’iu shpërndarë më pas tregtarëve. Puna ishte e ndarë në grupe apo siç e quanin ata në kooperativa, për mirëmbajtjen e saj rolin kryesor e luante qeveria, e cila ishte dhe institucioni që ndërhynte në çmimet e mallrave të konsumit.

Organizimi i tregut ishte i realizuar në mënyrën më të mirë. Çdo tregtar gëzonte një banak prej betoni dhe një çezme uji që ishte në shërbim të frutave dhe perimeve, si edhe i gjithë tregu ishte i mbyllur për të evituar pluhurin e rrugës. Në atë kohë, krahas tregut të mallrave të konsumit, në aty gjeje edhe shumë dyqane prej dërrase për ndërtim, këpucari, metrazhe, argjendari si edhe një dyqan posaçërisht për bërjen e opingave, pa harruar edhe artizanalet e shumta, të cilat përgatiteshin nga vendasit për tu nxjerrë në treg ditën e pazarit, pra të enjten.

Gjithashtu në këtë treg nuk mund të mungonin edhe lokalet e vogla në të cilat shiteshin byrekë dhe bukë më qofte. Higjiena ka qenë një nga kriteret bazë të tyre. Ata bënin sa kishin mundësi që ambient përreth të kishte kushtet maksimale të saj.

Por, sot 41 vjet më pas gjendja ka ndryshuar shumë, asgjë nuk është më si më parë. Edhe pse vendi është i njëjtë, gjendja e tij s’është aspak më mire, nëse i bën një vizitë të shkurtër këtij tregu gjëja e parë që të tërheq vëmendjen është aroma e pakëndshme dhe ambienti aspak higjenik. Gjithashtu mënyra e organizimit të lë për të dëshiruar për të mos thënë që çdo gjë është “rrumpallë”.

Pamja që ky treg të ofron sot është një katrahurë. Kudo sheh produkte ushqimore në qiell të hapur mes mizave, pluhurave dhe tymit të dhjetëra makinave që e përshkojnë çdo ditë këtë treg. Me një infrastrukturë rreth e rrotull që është e pamundur ta mendosh por që është e vërteta që këtë treg e përfaqëson. Mjafton vetëm një herë të kalosh përmes këtij tregu dhe të kuptosh dhe shikon se ai është i tejmbushur me produkte të ndryshme ushqimore duke filluar nga fruta perimet e deri te lloji i mishrave që ofron për shitje. Peshqit gjenden nëpër dyqane, por me dyer hapur, ose dyqane me të  gjithë faqen e murit në anë të rrugës të hapur. Por së paku, tregtarët e peshkut zakonisht e përpiqen ta mbajnë të larë trotuarin dhe rrugën përpara tyre, duke menduar se do ti mbrojnë nga pluhuri produktet e tyre.

Fruta-perime të freskëta, të thata apo frigoriferi, të paçara apo të çara, të pambushura apo të mbushura, shiten jashtë edhe ato, në anë të rrugëve kuturu gjithë pluhur. Më shpesh mbi disa arka ngritur nga toka, por edhe përtokë fare. Më të tmerrshme mes tyre duken turshitë e mbushura me salcë, të cilat s’mund të lahen, por edhe gjithçka tjetër që normalisht nuk duhet të shitet në ambient të hapur.

2

Tek u afrohesh tregtarëve disa nuk të presin dhe kërkojnë të largoshesh, me pretekstin se i pengon në punë. Disa të tjerë nuk të kthejnë përgjigje dhe nuk pranojnë që t’i pyesësh për diҫka tjetër përveҫ ҫmimeve të produkteve që ato shesin. Janë të paktë ato që pranojnë të thonë vetëm dy fjalë. Teksa i drejtohesh një zonje rreth të 50-ve duke e pyetur për gjendjen e tregut, e heshtur të dëgjon me vëmendje dhe më një qetësi të përgjigjet: “Vajzë unë nuk di asgjë, pyet ndonjë njeri me shkollë”. Nga kjo gjë kupton që ata hezitojnë të flasin për arsye që nuk i thonë.

Një gjë tjetër që të vë pak në pozitë të vështirë është takimi më tregtar i cili nuk është aspak miqësor, mënyra se ata të presin të bën të mos të kthehesh më për herë të dytë. Pak metra më tutje një tjetër tregtar heziton të përgjigjet duke thënë: “Ikni se nuk kam kohë, kam punë”. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo që vërehet është se shitjet dhe blerjet janë të pakta.

Drita, një gruaq rreth të 45-ve, e cila na thotë se duhet të pyesim përgjegjësen e tregut Mondën, dhe nëse e pyet se ku mund ta gjejmë Mondën apo cili është mbiemri i saj ajo refuzon të flasë. Dhe me përbuzje të thotë se, “ju e shikoni vetë tregun,  dhe dukeni se jeni të ardhura se po të ishit tironse s’do kishit nevoj të pysnit mbi gjendjen e tregut.” Pse vallë kjo sjellje? Pse nuk pranojnë të japin detaje mbi gjendjen e mjedisit ku ato tregtojnë?

Më tutje, një tregtar rreth të 50-ve kësaj here e theu disi heshtje dhe tha, se “nuk ka akoma një fond për të bërë ndërhyrjen e duhur, por që organet përkatëse na kanë premtuar se do ndërhyhet për të bërë rregullimet e duhura”.

3

Koha kalonte, biseda që bëmë me këtë çift tregtarësh ishte e shpejtë dhe paksa ironike. Kur i pyetëm se si janë kushtet e higjienës dhe se a ka kontribuar shteti në mirëmbajtjen e këtij vendi përgjigjja ishte: “Si jo?! Ato do të investojnë, por arka e shtetit është bosh. Po sigurisht, kushtet e higjienës janë ‘maksimale’, na kanë vënë pastruese, ambienti është aq i pastër saqë nëse të bie ndonjë gjë në tokë nuk ke nevojë ta lash”.

Nga ana tjetër janë blerësit që shfaqën shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg. Ajo që i shqetësonte më së tepërmi ata janë çmimet e larta dhe nëse i pyet se çfarë mendojnë për Pazarin e Ri, të përgjigjeshin duke të thënë: “Çmimet janë shumë të larta”, duke anashkaluar në një farë mënyre atë që ishte më e rëndësishme, higjiena e pazarit.

Nga vëzhgimi jonë vërehen rrugë të shkatërruara dhe të mbushura me ujë kanalizimesh dhe që shoqërohen nga një aromë aspak e këndshme. Ushqime e mallra të ekspozuara në ambient të hapur ku kalojnë makina të ndryshme, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse  ndikojnë negativisht tek këto mallra. Kjo është gjendja e mjerueshme e tregut sot për sot.

Një vend i cili ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë vendase, sot gjendet në një rrugë pa krye. Një vend që është lënë nën hije dhe askush nuk po merret më me të. Kjo pamje e trishtueshme gëlon prej dekadash në një nga tregjet më të rëndësishëm të kryeqytetit shqiptar, por edhe anembanë vendit. Të tillë të ngjashëm janë prodhuar e shumëfishuar ngado, edhe pse ndonjëherë institucionet e higjienës kanë kërkuar mbylljen e tyre, apo pushteti vendor dhe lokale kanë premtuar hapjen e tregjeve e thertoreve moderne me standard, por duket se fjalët i ka marrë era dhe pamja ka mbetur e njëjta.

 

4 5 7 8 9 10 11 12 13 14 15

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
17°/10°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Shiu!
18°/8°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Pjesërisht vranët
14°/8°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
18°/4°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Shiu!
6°/1°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Mostly Cloudy
11°/8°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
12°/1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Pjesërisht vranët
11°/2°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Clear
12°/0°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr