Patozi: Fitorja e Bashës ishte e paracaktuar

Patozi: Fitorja e Bashës ishte e paracaktuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i grupit të saj parlamentar për dy legjislatura, Astrit Patozi ka deklaruar mbrëmë se Lulzim Basha ishte paracaktuar të fitonte. Në një intervistë për  Top Channel, Patozi e quajti këtë një gabim të zotit Sali Berisha dhe foli për një ndryshim të rregullave gjatë garës. “Unë nuk i përkas

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i grupit të saj parlamentar për dy legjislatura, Astrit Patozi ka deklaruar mbrëmë se Lulzim Basha ishte paracaktuar të fitonte. Në një intervistë për  Top Channel, Patozi e quajti këtë një gabim të zotit Sali Berisha dhe foli për një ndryshim të rregullave gjatë garës.

“Unë nuk i përkas as asaj pjese që ka votuar 80 përqind për Lulzim Bashën dhe as pjesës tjetër që ka votuar 20 përqind për Sokol Olldashin. Arsyeja është fare e thjeshtë. Unë as nuk kam uruar fituesin dhe as nuk kam ngushëlluar humbësin, sepse unë thjesht nuk kam votuar. Dhe unë nuk kam shkuar të votoj me bindjen se vota ime nuk kishte asnjë vlerë. Gjesti im nuk ishte gjest force. Ishte dëshpërues”,është shprehur ai.

Sipas Patozi në Partinë Demokratike pati një garë fiktive: “Fituesi ishte paracaktuar. Sigurisht që fituesi mund të paracaktohej apo mund të përzgjidhej dhe legjitimiteti i tij të mos cënohej. Ne u vumë në kushtet e një gare të pabarabartë sepse ndodhi që shpenzuam energji të panevojshme për të krijuar një hendek mes demokratëve.

Sigurisht mes demokratëve mund të krijohej një frakturë nëse në fillimin e garës u luajt me ndarjen e famshme oruelliane të Fermës së kafshëve ku të gjithë rivalët janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët dhe në finishin e garës u hoqën dorezat dhe njëri ishte i nënës dhe tjetri i njerkës, njëri ishte i Partisë Demokratike dhe tjetri s’dihej nga kishte ardhur. Në këto kushte sigurisht që gara u prish dhe ky ishte një gabim i rëndë për të cilin PD nuk kishte asnjë interes”.

Patozi u shpreh se kryetari i ri, pavarësisht problemeve me garën, është legjitim pasi në cfarëdo lloj forme ai do të zgjidhej .

“Kryetari i ri Lulzim Basha është tërësisht legjitim. Do ta shpjegoj dhe arsyen se pse. Jo për shkak të rezultatit të 22 korrikut. Vetë Lulzim Basha besoj në njohjen time është i vetëdijshëm që nuk ka me vete 80 përqind të demokratëve dhe që diferenca e tij me rivalin Sokol Olldashi nuk është 8-2, pavarësisht se ja bëri 8-2 në këtë garë.

Vetë Basha duhet të jetë i vetëdijshëm që kjo nuk ishte garë korrekte. Besoj unë, por ai sigurisht e ka të vështirë ta thotë këtë në publik. Por ai është legjitim për një arsye sepse duke qenë i paracaktuar, duke qenë i përzgjedhur, ai do të fitonte ndaj cdo rivali sepse ishte parapëlqim i Sali Berishës dhe Berisha është një figurë shumë e vlerësuar dhe shumë e respektuar pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen nga PD”, ka thënë më tej Patozi.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar