Të gjithë ata që do të kërkojnë të pajisen me patenta, do ta kenë më të lehtë procedurën e aplikimit. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ofron shërbimin e aplikimit online për patenta që nga dita e sotme. Burime zyrtare nga DPSHTR-ja theksojnë se me lehtësimin e procedurave, aplikantët do të mund të përfundojnë plotësimin
Të gjithë ata që do të kërkojnë të pajisen me patenta, do ta kenë më të lehtë procedurën e aplikimit. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ofron shërbimin e aplikimit online për patenta që nga dita e sotme. Burime zyrtare nga DPSHTR-ja theksojnë se me lehtësimin e procedurave, aplikantët do të mund të përfundojnë plotësimin e dokumentacionit brenda gjashtë minutave.
Shërbimi i marrjes online së patentave është pjesë e projektit të dixhitalizimit me vlerë 2.6 milionë euro që përfshin edhe e- patentën që financohet nga Komuniteti Europian
E-patenta
Aplikimi online (ne faqen http://www.dpshtrr.gov.al/) për të marrë patentë të re ofrohet aktualisht vetëm në zyrën e Tiranës dhe brenda qeshorit do të shtrihet në të gjitha zyrat e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në vend.
Aplikimit për patentën e re do t’i shtohen edhe tre shërbime të tjera për aplikim për rinovim leje drejtimi, aplikim për zevëndësim leje drejtimi të dëmtuar dhe aplikim për zëvendësim leje drejtimi të humbur.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *