Pasojat e krizës, bien dërgesat e emigrantëve

0

Emigrantët kanë sjellë më pak lekë në Shqipëri, të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin mars tregojnë se remitancat janë 51.4 milionë euro. Nëse situates i bëjmë një krahasim për tremujorin e parë të vitit 2013-të vëmë re se dërgesat për muajn mars janë rritur krahasuar me janarin dhe shkurtin e këtij viti dhe ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, nëse në janar dërgesat ishin vetëm 15.9 milionë euro dhe në shkurt 48.8 milionë euro, në mars shifra është rritur sërish në vlerën e 51.4 milionë euro, ndërsa për  tremujorin e parë të vitit të kaluar dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë kanë qenë konkretisht: 56.7 milionë euro në janar, 39.6 milionë euro në shkurt dhe 70.1 milionë euro në mars.

Sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat që janë dërguar nga investimet në Shqipëri kanë qenë në nivelin 8 milionë euro në muajin mars ndërsa ato dalëse 9.5 milionë euro, ndërkohë që një vit më parë të ardhurat nga investimet që kanë hyrë për muajin mars kanë qenë 7 milionë euro dhe ato dalëse 21.2 milionë lekë me diferencë negative prej 14.1 milionë euro në favor të të ardhurave të dërguara jashtë.

Duke ju referuar shifrave të BSH-së për tremujorin e parë të këtij viti, vihet re se prurjet valutore nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit arritën në 116 milionë euro, nga 167 milionë që sollën në të njëjtën periudhë të një viti me parë. Në vlerë rënia është rreth 50 milionë euro ose 30 për qind.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here