Pasojat e konsumimit të alkoolit

Pasojat e konsumimit të alkoolit

Mënyra se si reagojmë ndaj alkoolit nuk varet vetëm nga sasia e konsumuar, por edhe nga situata në të cilën ndodhemi, nga forma fizike, gjendja shpirtërore  etj. -Nëse kemi një peshë të lehtë trupore, reagojmë shpejt ndaj një sasie të vogël alkooli. Nëse nuk kemi ngrënë, alkooli na deh më shpejt sesa kur konsumohet gjatë

Mënyra se si reagojmë ndaj alkoolit nuk varet vetëm nga sasia e konsumuar, por edhe nga situata në të cilën ndodhemi, nga forma fizike, gjendja shpirtërore  etj.

-Nëse kemi një peshë të lehtë trupore, reagojmë shpejt ndaj një sasie të vogël alkooli. Nëse nuk kemi ngrënë, alkooli na deh më shpejt sesa kur konsumohet gjatë ngrënies ose pas saj.

-Një person që nuk është mësuar me alkool dehet shumë më shpejt se një i mësuar me të.

-Nën moshën 16-vjeçare alkooli nuk asimilohet aq lirë sa tek të rriturit, për shkak të mëlçisë, e cila nuk është ende e zhvilluar plotësisht.

Nuk duhet të harrojmë që alkooli është një substancë psikotrope, e cila modifikon perceptimin e realitetit. Duke pasur parasysh specifikat e zhvillimit psikik në adoleshencë, alkooli përbën rrezik të madh në stabilizimin e psikikës.

Përzierjet  e  alkoolit të fortë (apo likerit) me lëng frutash apo lëngje gazuese shiten si të parapërgatitura ose edhe përgatiten në moment nëpër bare ose festa shtëpie. Në një përzierje të tillë përqendrimi i alkoolit varet nga sasia dhe nga lloji i tij. Mund të themi që këto përzierje janë më të rrezikshme se birra, sepse:

-Duke qenë se është një përzierje me lëngje frutash, ëmbëlsia e tyre mbulon shijen e hidhur të alkoolit dhe si rrjedhojë pijmë më shumë.

-Ka më shumë alkool sesa në një birrë.

-Me këtë lloj përzierjeje adoleshentët mësohen pak nga pak me alkoolin e fortë.

Për më tepër, gazi karbonik përshpejton kalimin e alkoolit në organizëm. Shitja e alkoolit të fortë, në vendet e Evropës dhe vende të tjera është e ndaluar për fëmijë nën moshën 18 vjeç. Përqendrimi i alkoolit varet nga pesha e vet individit, nga numri i gotave që ka pirë, nga sasia e alkoolit që ka pasur në gotë dhe nga ritmi i konsumimit.

Ja një shembull i alkoolemisë (alkoolit në gjak), pa ngrënë përpara. Nëse vajza ka një peshë të lehtë trupore, përqendrimi do të jetë më i lartë. Po nesër në mëngjes? Përqendrimi i alkoolit në gjak ulet 0.1% në orë.

Ja një shembull: Te një vajzë e re 17-vjeçare, 50 kg, që pi një “koktej” (5 cl përzierje alkoolike) çdo një orë, pa ngrënë asgjë, përqendrimi i alkoolit në gjak do të jetë…

Pas 1 ore dhe 2 kokteje: 0,6% = turbullim i lehtë,

Pas 2 orësh dhe 2 kokteje: 1,0% = dehje, ekuilibër i shqetësuar,

Pas 3 orësh dhe 3 kokteje: 1,4% = humbje e kontrollit,

Pas 4 orësh dhe 4 kokteje: 1,9% = somnolencë, letargji.

 

 / Borana Belegu /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar