Partitë shpallin fitoren

Partitë shpallin fitoren

Rituali i shpalljes së fitores elektorale para daljes zyrtare të rezultatit vazhdon edhe në këto zgjedhje. Të gjithë kanë shpallur fitoren e partisë së tyre, ku një veprim i tillë ka ndikuar negativisht tek militantë të cilët e konsiderojnë si “vjedhje vote” një rezultat ndryshe nga ai i deklaruari. E para që shpalli fitoren disa

Rituali i shpalljes së fitores elektorale para daljes zyrtare të rezultatit vazhdon edhe në këto zgjedhje.

Të gjithë kanë shpallur fitoren e partisë së tyre, ku një veprim i tillë ka ndikuar negativisht tek militantë të cilët e konsiderojnë si “vjedhje vote” një rezultat ndryshe nga ai i deklaruari.

E para që shpalli fitoren disa minuta para përfundimit të votimeve ishte Partia Socialiste përmes liderit të saj, Edi Rama.
Majlinda Bregu bëri shpalljen e fitores për Partinë Demokratike, ndërsa Kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh i vendosur për 15-20 mandate të fituara nga ana e LSI-së.

Gjithashtu fitoren e ka shpallur edhe Aleanca Kuq e Zi përmes një njoftimi në Facebook dhe FRD-ja ku Bamir Topi është shprehur optimist për rezultatet.

Ndërkohë  jemi në pritje të rezultatit zyrtar nga ana e KQZ-së.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar