Partitë politike mbyllin sot fushatën zgjedhore

Partitë politike mbyllin sot fushatën zgjedhore

Pas disa ditësh fushatash intensive nga partitë politke sot mbyllet zyrtarisht fushata zgjedhore. Demokratët mitingun final  do e zhvillojnë në Tiranë sipas traditës ku spoti elektoral njofton se mitingu do të nisë në orën 19:44, simbolike kjo e numrit që PD ka në fletën e votimit. Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” dhe

Pas disa ditësh fushatash intensive nga partitë politke sot mbyllet zyrtarisht fushata zgjedhore.

Demokratët mitingun final  do e zhvillojnë në Tiranë sipas traditës ku spoti elektoral njofton se mitingu do të nisë në orën 19:44, simbolike kjo e numrit që PD ka në fletën e votimit.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” dhe më pas do të vijojnë me fjalimet e kandidatëve për deputetë dhe së fundi lideri i mazhorancës Sali Berisha do të jap mesazhin e tij të fundit. Gjatë ditës Kryeministri do të nisë takimet e tij duke u ndalur fillimisht në Vlorë e më pas në qytetin e Ballshit.

Ndërsa socialistët organizuan mbrëmë në Tiranë mitingun e fundit në kryeqytet, ndërsa kanë zgjedhur që fushatën e tyre ta mbyllin sonte në mbrëmje në dy qytete njëkohësisht në Shkodër dhe në Vlorë.

Partia Socialiste nuk i ka bërë publike detajet e organizimit, por kryesocialisti Edi Rama tha se megjithëse mbyllja do të bëhet në dy qytete behet fjalë  për një mitig të përbashkët ku kandidatët për deputetë do të ndahen në dy pjesë për të qenë të pranishëm në mbylljen zyrtare të fushatës.
\Enkeleda Cami\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar