Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Parlamenti Europian, miraton masa të reja kundër duhanit

Parlamenti Europian, miraton masa të reja kundër duhanit

0 Komentet 🕔08.10.2013 - 12:48

 

Parlamenti Europian ka miratuar një pjesë të paketës ligjore me masa të reja për industrinë e duhanit.

Legjislativi i BE-së, vendosi ndalimin e cigareve me mente, që i konsideron të rrezikshme për shëndetin,por hodhi poshtë propozimin për konsiderimin e cigares elektronike si prodhim mjekësor. Skeptikët janë të mendimit se kjo formë e re e cigareje po rrëzon vite të tëra luftë kundër duhanpirjes, veçanërisht në moshat e reja. Ndërsa prodhuesit kundërshtojnë, duke argumentuar se ajo është më pak e dëmshme.

Gjithashtu, sipas legjislacionit të ri, në paketa duhet të shtohen sloganet paralajmëruese për dëmet që i shkakton shëndetit duhani.

Votimi në legjislativin e BE-së vjen pas disa muajsh mosmarrëveshjesh të zyrtarëve europianë me përfaqësues të industrisë së duhanit. Sipas këtyre të fundit, rregullat e reja do të kufizojnë lirinë e konsumatorëve.

Ekspertët shpjegojnë se trajtimi i sëmundjeve që lidhen me tymosjen e duhanit i kushton BE-së rreth 34 miliardë Euro në vit. Sipas statistikave, në hapësirën e unionit ndodhin 700 mijë vdekje në vit, nga sëmundjet e shkaktuara prej duhanit.

/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr