Parlamenti Europian: Luftoni korrupsionin që instaloi Berisha

Parlamenti Europian: Luftoni korrupsionin që instaloi Berisha

Fitorja e thellë e zgjedhjeve të 23 qershorit nga Rama e Meta është përshëndetur pak minuta më parë edhe nga Parlamenti Europian. Hannes Svoboda, Kryetari i Grupimit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, dhe eurodeputeti Libor Rouçek, gjatë fjalës së tyre thanë se qeveria e re duhet të bëjë të pamundurën për të në rrugën

Fitorja e thellë e zgjedhjeve të 23 qershorit nga Rama e Meta është përshëndetur pak minuta më parë edhe nga Parlamenti Europian.

Hannes Svoboda, Kryetari i Grupimit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, dhe eurodeputeti Libor Rouçek, gjatë fjalës së tyre thanë se qeveria e re duhet të bëjë të pamundurën për të në rrugën e integrimit e njëkohësisht të punojë shumë për të luftuar korrupsionin e instaluar nga qeveria Berisha.

“Përgëzoj Edi Ramën dhe Ilir Metën për fitoren e tyre të qartë. Ata i ofruan popullit shqiptar një alternativë të vërtetë. Jam i sigurt se qeveria e re do të trajtojë sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht korrupsionin që është i madh dhe vështirësitë ekonomike. Qeveria e re të angazhohet për avancim në rrugën e integrimit drejt BE-së. Është koha që Shqipëria të pranohet si kandidate dhe vendi të vazhdojë avancimin në rrugën evropiane”-thkesuan Eurodeputetët.

Nga ana tjetër  Svoboda nuk la pa përmendur as vdekjen e simpatizantit të LSI-së ditën e zgjedhjeve, Duke e dënuar ashpër këtë akt të rëndomë.

“Dënoj vdekjen tragjike gjatë ditës së zgjedhjeve. Në proces gjithsesi u vërejtën sërish parregullsi, duke përfshirë një KQZ jo stabël. Zgjedhjet më të mira se ato të shkuara, por jo tërësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare”-tha ai.

Ndërsa eurodeputeti Roucek u ndal në rëndësinë e statutit të Shqipërisë. Duke theksuar se është e rëndësishme që në legjislaturën e re të ketë një bashkëpunim mes maxhorancës dhe opozitës.

“Duke ndjekur fitoren e socialisteve, ne shpresojmë për një bashkëpunim të shpejtë me opozitën për të siguruar marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë”-u shpreh Toucek.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar