Parkon automjetin për t’u qetësuar, i grabisin 20 mln lekë

Ditën e sotme një vjedhje prej 20 milionë lekësh ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas policisë së këtij rrethi drejtuesi i automjetit me targa “DR 8727 E” ka parkuar  kamionin kamionin në anë të rrugës dhe është futur në një bar aty afër për të konsumuar një kafe e njëkohësisht për t’u qetësuar. Por fatkeqësisht

Ditën e sotme një vjedhje prej 20 milionë lekësh ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas policisë së këtij rrethi drejtuesi i automjetit me targa “DR 8727 E” ka parkuar  kamionin kamionin në anë të rrugës dhe është futur në një bar aty afër për të konsumuar një kafe e njëkohësisht për t’u qetësuar. Por fatkeqësisht 3 persona kanë hyrë me forcë në automjetin e tij dhe kanë marrë shumën prej 20 milionë lekësh të vjetra.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje shoferi i automjetit ka lajmëruar policinë, e cila pas disa orësh arriti të identifikojë dhe të arrestojë dy prej grabitësve dhe shpalli në kërkim një të tretë.

Të  arrestuarit e deritanishëm janë Kledio Muçollari dhe Andi Çibuku, të dy nga qyteti i Durrësit. Ndërsa identiteti i grabitësit të tretë nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar