Paratë ilegale nuk kontrollohen në Kosovë

Paratë ilegale nuk kontrollohen në Kosovë

Paratë ilegale qarkullojnë lirshëm në Kosovë pasi instutucionet përgjegjëse nuk merren me kontrollimin e tyre. Tashmë 14 vjet pas luftës, shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare nuk raportojnë prejardhjen dhe mënyrën se si shpenzohen ato. Nuk dihet saktësisht shuma, pasi qytetarët kanë të drejtë që deri në dhjetë mijë euro të mos i deklarojnë gjatë kalimit

Paratë ilegale qarkullojnë lirshëm në Kosovë pasi instutucionet përgjegjëse nuk merren me kontrollimin e tyre. Tashmë 14 vjet pas luftës, shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare nuk raportojnë prejardhjen dhe mënyrën se si shpenzohen ato.

Nuk dihet saktësisht shuma, pasi qytetarët kanë të drejtë që deri në dhjetë mijë euro të mos i deklarojnë gjatë kalimit të doganës.

Pavarësisht funksionimit të sistemi bankar, shumë nga këto organizata e individë përdorin mënyra klasike të futjes në Kosovë të mjeteve për qëllime të caktuara, shkruan ‘Zëri’.

“Vlera e saktë e parave të gatshme që hyjnë në Kosovë, në mënyrë joformale, nuk dihet. Kjo për shkak të natyrës së bartjes së parave në kanalet joformale”, thotë zëdhënësi i Bankës Qëndrore te Kosovës, Besnik Kada.

Më pas ai shton: “Megjithatë, BQK gjatë vlerësimit të komponentëve të caktuar të bilancit të pagesave, si për shembull shpenzimet e udhëtimit, remitencat, transferet e tjera rrjedhëse, investimet e huaja direkte, paraja në qarkullim etj, merr parasysh këtë kanal të rëndësishëm të prurjes së parave në Kosovë dhe përdor metoda të ndryshme për të vlerësuar këtë pjesë”.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar