Papunësia në Evropë shënon rekord

Papunësia në Evropë shënon rekord

Papunësia në vendet e eurozonës shënoi një rekord më vete në muajin mars, me më shumë se 19 milionë të papunë, duke përfshirë një në katër persona nën moshën 25 vjeç. Agjencia e të dhënave “Eurostat” raporton një shtim prej 62 mijë personash që i bashkëngjiten radhëve të të papunëve vetëm katër javët e fundit,

Papunësia në vendet e eurozonës shënoi një rekord më vete në muajin mars, me më shumë se 19 milionë të papunë, duke përfshirë një në katër persona nën moshën 25 vjeç.

Agjencia e të dhënave “Eurostat” raporton një shtim prej 62 mijë personash që i bashkëngjiten radhëve të të papunëve vetëm katër javët e fundit, duke e rritur normën e papunësisë për muajin mars në 12.1 për qind.

Shifrat e reja, të cilat treguan se pothuajse dy në tre individë nën 25 vjeç në Greqi dhe Spanjë janë të papunë, vijnë përmes kritikave mbi rezultatet e ndërmarrjes së masave shtrënguese.

Tensioni dhe nervozizmi po rritet në Europë kundrejt këtyre masave, pasi të dhënat e reja ekonomike nuk po të tregojnë ndonjë kthesë pozitive. Në Greqi papunësia arriti 27.2 për qind në muajin janar, ndërkohë që në dhjetor ishte 26.3 për qind.

Ndërkohë Portugalia, me papunësinë prej 17.5 për qind në muajin mars, po kërkon të pajtohet me masat e reja shtrënguese, pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesat se shkurtimi i pagave të nëpunësve civilë dhe pensionet janë diskriminuese, duke vendosur në favor të kërkesave të huadhënësve, Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qipro, e cila shënon një rritje të lartë të papunësisë, arriti shifrën e 14.2 për qind kundrejt 10.7 për qind të muajit të kaluar. Parlamenti është në debat për kushtet e dhënies së 10 miliardë eurove si shpëtim nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Komisioneri evropian për çështjeve sociale dhe punësimin, Laszlo Andor, paralajmëroi se “Institucionet e BE-së dhe qeveritë, partnerët e biznesit dhe ato socialë në të gjitha nivelet, duhet të bëjnë gjithçka munden për të shmangur një disfatën”.

/Jola Llozhi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar