Papunësia “kaplon” Kosovën

0

Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovës për vitin 2012 arrin në 30.9 %. Anketa e fuqisë punëtore për vitin 2012, e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjithashtu nxjerr në pah se përqindja më e madhe e papunësisë i përket grupmoshës 15-24 vjeçare.

Shkalla e punësimit sipas gjinisë ishte më e larte për meshkuj, me 39.9% në krahasim me 10,7% e femrave në moshë pune. Sipas menaxherit te zyrës në vend nga Banka Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, normat e larta të papunësisë janë alarmante.

“Alarmuese nuk janë vetëm normat e papunësisë që llogariten ne nivelin 30.9% për 12 muajt e vitit 2012, por janë edhe normat jashtëzakonisht të ulëta të punësimit, veçanërisht ne mesin e te rinjve. Për të qenë më të saktë është një përqindje shumë e lartë të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollë ose nuk bëjnë trajnime”, citohet Olters nga “Top Channel”.

Pagat mujore neto në Kosovë janë 300-400 euro, me një tendencë të lehtë që meshkujt marrin paga më të larta se femrat.

/Objektiv.al/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here