United Nations Development Programme (UNDP) ka publikuar sot në Kosovë një anketë në lidhje me projektin “Faktet e shpejta përmes pulsit publik”. Rezultatet e saj kishin si target–grup rreth 1290 qytetarë, shtetas kosovarë por edhe pakica, të moshës mbi 18 vjeç. Sipas përllogaritjeve të anketimit, qytetarët e Kosovës janë më të kënaqur se vitin e
United Nations Development Programme (UNDP) ka publikuar sot në Kosovë një anketë në lidhje me projektin “Faktet e shpejta përmes pulsit publik”. Rezultatet e saj kishin si target–grup rreth 1290 qytetarë, shtetas kosovarë por edhe pakica, të moshës mbi 18 vjeç.
Sipas përllogaritjeve të anketimit, qytetarët e Kosovës janë më të kënaqur se vitin e kaluar me angazhimin e prokurorisë dhe me punën e kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkaq që nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të dukshëm me vitin 2012, të dhënat që lidhën me nivelin e kënaqshmërisë nga gjykatat, qeverinë e Kosovës, punën e presidentit dhe të Kuvendit.
Përfaqësuesi i projektit, Atdhe Hetemi, është shprehur se papunësia mbetet problemi më i madh në Kosovë nga gjithsej 55 % e qytetarëve. Pjesa tjetër prej 16 % të tyre mendojnë që varfëria është problemi kryesor, ndërsa 8 % mendojnë si problem kryesor çmimet.
Në anketën e zhvilluar gjatë muajit prill të këtij viti, qytetarët e anketuar janë shprehur se korrupsioni mbetet një tjetër problem madhor në Kosovë, çka madje i bën ato mjaft pesimistë bazuar në shanset e barabarta për punësim.
“Shumica prej tyre besojnë që lidhjet familjare, ryshfeti, përkatësia partiake dhe miqtë janë faktorët më të rëndësishëm për punësim në sektorin publik”, ka thënë Hetemi.
Përqindja e qytetarëve të cilët mendojnë se korrupsioni në shkallë të gjerë, është i pranishëm nëpër institucione të ndryshme është rritur në krahasim me muajt prill-tetor 2012.
Për çështjen e liberalizimit të vizave, 14 % e tyre janë shprehur se do ti shfrytëzonin udhëtimet në vendet e Bashkimit Europian si një mundësi për të kërkuar punë dhe se 34 % e tyre do ti përdornin vizat për qëllime turistike.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *