Panairi i librit “Prishtina 2013” në edicionin e tij të 15

Panairi i librit “Prishtina 2013” në edicionin e tij të 15

Panairi i librit “Prishtina 2013”, ka hapur ditën e djeshme dyert e Pallatit të Rinisë e të Sporteve në edicionin e tij të 15. Botues të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora do të prezantojnë përveç botimeve të viteve të shkuara, edhe mbi 1300 tituj të rinj. Risia e panairit të sivjetëshëm

Panairi i librit “Prishtina 2013”, ka hapur ditën e djeshme dyert e Pallatit të Rinisë e të Sporteve në edicionin e tij të 15. Botues të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora do të prezantojnë përveç botimeve të viteve të shkuara, edhe mbi 1300 tituj të rinj.

Risia e panairit të sivjetëshëm konsiston në prezantimin e librit elektronik, një arritje e madhe që e fut librin në rrjedhat e epokës digjitale.

Besian Zenelaj, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve, në fjalën e tij përshëndetëse përmendi faktin se panairi i sivjetshëm është i lidhur me disa data të shënuara, 100-vjetorin e lindjes së Petro Markos, 100-vjetorin e lindjes së Vedat Kokonës, 100-vjetorin e lindjes së Isuf Luzajt, 90-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxes, 90-vjetorin e lindjes së Vehap Shitës dhe 30-vjetorin e vdekjes së Musine Kokalarit.

Nga ana tjetër edhe Shqipëria ka arritur të përfaqësohet me disa nga shtëpitë botuese më të njohura në vend. Ky panair i madh, kushtuar librit do të qëndrojnë i hapur deri me 9 qershor.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar