Panairi i 16-të librit, risitë e këtij viti

Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të aspektit kulturor do të mbahet mes datave 13 deri më 15 nëntor, ku një ndër risitë e këtij viti është dhe 100 vjetori i lindjes së Kamysë   Edicioni i 16 i panairit të librit është hapur të mërkurën në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe do të vazhdojë aktivitetin deri më datë 17 nëntor. Duke mos mënjanuar rëndësinë e vetë, librit si objekti mbi të cilin hapet ky panair, nuk do të kemi mungesën e tryezave të rrumbullakëta të konferencave, debateve mbi të drejtën e autorit mbi piraterinë, përkthimin etj. Por një aktivitet jo më pak i rëndësishëm është dhe 100 vjetori i lindjes së Albert Kamysë, duke mos e kufizuar nën kontributin francez, por duke e parë si kontribut ndërkombëtar. 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e madje nga Podgorica do të përfshihen në ekspozimin e të gjithë organizatave që punojnë me librin, por dhe ambasadave dhe institucioneve të huaja. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve, deklaron se ka më pak tituj librash të reklamuar, të cilët janë zvogëluar në mënyrë graduale krahasuar me vitet paraardhëse. Shoqata e Botuesve gjithashtu ka vendosur të shpërndajë katër çmime: autori i vitit, përkthyesi i vitit, libri më i mirë për fëmijë, çmimi më i veçantë i jurisë. Së fundmi tregu i librave nuk po kalon në një periudhë të mirë duke marrë parasysh jo vetëm efektet e krizës, por dhe për faktin se të rinjtë gjithmonë e më tepër po largohen nga librat dhe ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar tashmë. Në Evropë, nisur nga 2010, kanë rënë si botimi i titujve të rinj, por dhe blerja e librave nga lexuesit. “The reading agency” ka vlerësuar në bazë të një statistike se 35% e të rriturve nuk lexojnë përveç rasteve kur bëhet fjalë për literaturë të detyrueshme.             Pirateria Një ndër konferencat që do të mbahen gjatë panairit do të jetë me temë: “Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin në Shqipëri”. Dhe pse Shqipëria ka 20 vite që ka aderuar në konventën e Bernës, madje dhe në kushtetutën e Shqipërisë mirëpërcaktohen të drejtat e autorit, por përsëri diskutimet mbeten të hapura në këtë drejtim, pasi pirateria është më prezente se kurrë. Ndoshta rritja e numrit të librave, ashtu siç thotë dhe kryetari i lidhjes së shkrimtarëve në një intervistë për gazetën “Mapo”, mbart dhe plagjiaturë në vetvete.                                 100 vjetori i Kamysë 100 vjetori i lindjes së Kamysë është një tjetër risi që do të sjellë ky panair. Gjatë katër ditëve të panairit Ambasada Franceze do të mundësojë ekzistencën e një stende me në qendër figurën e Kamysë. Në këtë stendë do të paraqitet përmbledhja e gjithë kontributit të Kamysë për botën dhe e gjitha kjo do të jetë në një version shumë modern dhe të përshtatshëm veçanërisht për grupmoshat e reja. Stenda quhet “Jetë nën një klikim”. Java e Kamysë do të festohet në nivel ndërkombëtar mes datave 12 dhe 15 nëntor, kryesisht në formë seminaresh dhe diskutimesh nisur nga USA deri në Francë, ku kemi dhe vendlindjen e Albert Kamysë. /Rovena Xhili/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar