Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Paloka, deklaratat për aktin normativ, mashtrime të Ramës

Paloka, deklaratat për aktin normativ, mashtrime të Ramës

0 Komentet 🕔03.10.2013 - 12:23

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i ka cilësuar mashtrime deklaratat e qeverisë se akti normativ i ligjit për nëpunësin civil është teknik, ndërsa është shprehur se largimi i opozitës nga salla është një sinjal që i dërgohet edhe qeverive ndërkombëtare.

“Ishte një vendim i përgatitur dhe një vendim logjik për të dhënë një sinjal qoftë për shqiptarët, qoftë për partnerët tanë por edhe një sinjal për qeverinë, që tregon se ato akte që e ka nisur rrugën Rama nuk të çojnë në një përfundim pozitiv.

Është një përpjekje e Ramës që akti normativ na qënka një rregullim dhe një detaj i parëndësishëm por ai shërben për shfuqizimin e këtij ligji për 6 muaj.  Ky ligj nuk ka hyrë në fuqi dhe ky nuk është as detaj teknik por bëhet një qëllim të vetëm që Rama dhe Koço Kokëdhima të marrin sinomat e tyre.  Kjo është një tallje me shqiptarët sa i përket personazheve që janë vënë në poste të caktuara.” tha Paloka.

/Elta Lisenaj/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr