Paketë financiare për rritjen e pagave të policisë

0

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për rritjen e pagave për 93% punonjësit e policisë, duke arritur dhe në konsensus me përfaqësuesit e FMN-së.

Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se; “Punonjësit e policisë  së Shtetit marrin pagën më të ulët krahasuar me vendet fqinje, për të mos folur për vendet e BE-së, sepse jemi shumë larg. Mund t’iu them se qeveria dhe kryemninistri Rama dje kanë miratuar paketën më të plotë të mbështetjes financiare dhe buxhetore për Policinë e Shtetit në të gjithë historinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Dje është miratuar rritja e pagës, për 93% të punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila konsiston në përfitimin nga taksa progresive me 5 % dhe rritje buxhetore nga 15-20%, pra rritje e pagës në masën 20 deri 25 %. E shoqëruar me një vendim që presim të merret në ditët në vijim lidhur me sigurimin e jetës dhe atë shëndetsor të efektivëve të policisë. Po rikthejmë nderin e punonjësve të Policisë së Shtetit në vend”.

Gjithashtu ministri Tahiri ka akuzuart qeverinë e mëparshme se e ka zhytur Ministrinë e Brendshme në një kaos financiar dhe i ka lënë asaj detyrime dhe fatura të prapambetura dhjetra milionë dollarëshe.

“Nga sot, pa frikë mund të thuhet që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të zhytura në borxhe. Borxh ndaj investimeve janë 10 milionë dollarë, ndaj njësive të varësisë janë 4,7 milionë dollarë, janë 5,2 milionë dollarë vetëm për uniformën e Policisë së Shtetit, për lindjen e fëmijëve, ai shpërblimi për lindjen e çdo fëmije pranë gjendjes civile, kemi një borxh prej 4,3 milionë dollarë, sepse qeveria e mëparshme s’e ka paguar që nga viti 2008”, shtoi më tej ministri i Brendshëm, Tahiri.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here