Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë, risjell këtë javë për publikun shqiptar një seri prodhimesh kinematografike të huaj. Filimi “Le Salaire de la Peur” (PAGESA E FRIKËS) i regjisorit Henri-Georges Clouzot, fitues i Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 1953, 131 minuta, do të projektohet nesër, ndërsa ditët pasardhëse do
Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë, risjell këtë javë për publikun shqiptar një seri prodhimesh kinematografike të huaj.
Filimi “Le Salaire de la Peur” (PAGESA E FRIKËS) i regjisorit Henri-Georges Clouzot, fitues i Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 1953, 131 minuta, do të projektohet nesër, ndërsa ditët pasardhëse do të vijojnë me të tjerë filma të huaj.
Filmi “Same River Twice” (I Njëjti Lum Dyherë) i regjisorëve Effi e Amir, i viti 2013, 110 minuta, në gjuhën hebreishte me subtitra në anglisht do të shfaqet ditën e enjte, datë 30 maj, ora 19:00.
Gjithashtu, dita e premte do të vijojë me filmin “2 Filhos de Francisco” (Dy djemtë e Farciskos) i regjisorit Breno Silveira, i viti 2005, 129 minuta.
Këto prodhime kinematografike të huaja, vijnë në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Brazilit në Shqipëri me rastin e Festivalit të Kanës.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe regjisorët e filmave përkatës, të cilët nuk mungojnë në tryezat dhe takimet që bëhen çdo vit mbi kinemanë.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *