Pacolli: Prishtina dhe Gjakova janë të AKR-së

Pacolli: Prishtina dhe Gjakova janë të AKR-së

Presidenti i rizgjedhur i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një deklaratë për shtyp ka thënë se se është privilegj i madh ta udhëheqë këtë parti edhe për një mandat katërvjeçarë. Në një intervistë për “Epokën e Re”, ai ka deklaruar se AKR-ja nga procesi i brendshëm zgjedhor ka dalë më e fuqishme

Presidenti i rizgjedhur i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një deklaratë për shtyp ka thënë se se është privilegj i madh ta udhëheqë këtë parti edhe për një mandat katërvjeçarë.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, ai ka deklaruar se AKR-ja nga procesi i brendshëm zgjedhor ka dalë më e fuqishme se kurrë më parë. Gjithashtu në deklaratën e tij, Pacolli ka shprehur optimizëm se Mimoza Kusari-Lila dhe Korab Sejdiu do të dalin triumfues.

“I kemi mundësitë e mëdha për ta fituar Gjakovën. Këtë komunë, siç dihet, ne një herë e kemi fituar, por është keqtrajtuar vota e qytetarit dhe tash qytetari është bindur se është keqtrajtuar, se është vjedhur vota e tij. Në këtë komunë ne kemi të njëjtën kandidate, Mimoza Kusari-Lila, e cila për mua është femra më e votuar në Kosovë, është femra më punëtore në Kosovë, është femra më e sinqertë në Kosovë, sepse nuk mund të jesh i sinqertë nëse nuk je punëtor. Këto të dyja shkojnë bashkë. Ajo ka kapacitete për ta udhëhequr këtë komunë. Dhe që sot mund të them se fituese e zgjedhjeve në Gjakovë do të jetë Mimoza Kusari-Lila, e cila në të ardhmen do ta udhëheqë Gjakovën me dinjitet”, ka thënë Pacolli.

“Duke u bazuar në përkrahjen e madhe të elektoratit që e kemi në këtë qytet dhe në kandidatin për kryetar, z. Korab Sejdiu, është e natyrshme që Prishtinën në mandatin e ardhshëm do ta qeverisë AKR-ja”, ka deklaruar Pacolli.

 /Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar