Pacini: Nuk kam dyshuar se El Sharaui do largohej

0

Pacini ka thënë se Milan ka marrë vendimin e duhur në lidhje me Stefan El Sharauin, pas shumë ofertave nga klubet më në zë në Evropë për momentin Milanezët vendosën që të mos e shisnin xhevahirin e tyre.

Milani nxori një deklaratë të martë duke thënë se 20-vjeçar-i nuk do të shitej për asnjë shifër. Duke ua mbyllur dyer Milionave të Çelsit e Mançester Sitit.

Pacini është shprehur se ai nuk ka dyshuar asnjëherë se Faraoni do largohej: “Unë kurrë nuk kamë dyshuar se El Sharaui do të qëndrojë tek Milani. Ai është akoma i ri, është e vërtetë që ai ka qenë në një situatë të vështirë dhe e ka vuajtur këtë, por ai do të mësohet me këtë. Besoj se do të bëhet një lojtarë kyçë për Milanin pasi ka kualitet”.

Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar 16 gola në 37 ndeshje në Serinë A këtë sezoni duke luajtur rolin kryesore në arritjen e vendit të tretë nga kuqezinjtë.

Milani ka shpenzua 7 milion euro për lojtarin në janar të 2012.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here