Ozilin e pret “ferri” turk

Ozilin e pret “ferri” turk

Më 9 prill Real Madrid do të jetë mysafir në “Ali Sami Yen” për çerekfinalet e Champions League kundër Galatasaray, por sfida më e nxehtë do të jetë për Mesut Ozil. Turko-gjermani i lindur në Gelsenkirchen, Gjermani, nga prindër emigrantë turq refuzoi në moshën 18 vjeçare të luaj për kombëtaren turke duke zgjedhur atë gjermane,

Më 9 prill Real Madrid do të jetë mysafir në “Ali Sami Yen” për çerekfinalet e Champions League kundër Galatasaray, por sfida më e nxehtë do të jetë për Mesut Ozil. Turko-gjermani i lindur në Gelsenkirchen, Gjermani, nga prindër emigrantë turq refuzoi në moshën 18 vjeçare të luaj për kombëtaren turke duke zgjedhur atë gjermane, veprim ky që irritoi shumë koloninë turke në Gjermani.

Mesut Ozil është brezi i tretë pasi i pari që ka ardhur në Gjermani ka qënë gjyshi i tij, i cili ka punuar në një fabrikë pranë Essen, Gelsenkirchen.

Babai i tij Mustafa vijoi të jetonte në shtetin perëndimor por pa ndryshuar fenë e tij myslimane dhe pa harruar as gjuhën mëmë çka e trashëgoi edhe te fëmijët e tij.

“Ai zgjodhi atë vend për të bërë më shumë para”, do të deklaronte në vitin 2010 Hamit Altintop, i cili edhe pse kishte të njëjtion fat me madrilenin zgjodhi të luante për Turqinë.

Ozil nuk ka luajtur kurrë në tokën turke pasi edhe në ndeshjen eleminatore të Euro 2012 më 8 tetor 2010 Turqi-Gjermani, mungoi për shkak të një problemi muskular. Gjithësesi ndeshja e rradhës në Champions League pritet të jetë një ferr i vërtetë për Mesut Ozil.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar