OSBE: Thirrje për bashkëpunim mes Kuvendit, Qeverisë dhe Shoqërisë Civile

0

Zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë Wilton, gjatë takimit të sotëm me nënkryetarin e kuvendit, Dule, ministrit të shtetit, Ilirjan Celibashi dhe mjaft të ftuarve të tjerë ka shprehur vendosmëri në rritjen e transparencës dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve, grupeve të interest dhe shoqërisë civile në diskutimin e projektligjeve para se ato të kalojnë për votim në Kuvend.

“Ne jemi të vendosur të ndihmojmë Shqipërinë, projekti urë është pjesë e marrëdhënies sonë afatgjatë me Kuvendin e Shqipërisë. Qeveria dhe Kuvendi po zgjasin duart drejt njëri tjetrit, po nuk kanë arritur aq sa duhet, ne jemi të vendosur që të dy anët të krijojnë një urë lidhëse. Nuk ka rregulla shumë të qartë të konsultimit publik, projektligjet jo gjithmonë janë debatuar, s’ka pasur konsultime te mjaftueshme publike, apo kohën e duhur për shqyrtimin nga deputetet”- tha ai.

Ndër të tjera ai theksoi se adresimi i këtyre çështjeve mundëson përfshirjen sa më të denjë të shoqërisë civile dhe partnerëve socialë. Pasi vetëm kështu arrihet besimi i qytetarëve në hartimin e legjislacionit.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here