Orav: Maqedonia, 1 muaj kohë për emrin

Orav: Maqedonia, 1 muaj kohë për emrin

Ambasadori evropian në Shkup, Aivo Orav është shprehur dje se  Maqedonia ka vetëm 1 muaj  kohë për të gjetur kompromis për emrin, deri në Samitin e qershorit të BE-së. “Ne në Bashkimin Evropian nuk flasim për bllokada, as për veto, ne flasim për konsensus. Arritja e konsensusit është e rëndësishme për çdo shtet. Ka mbetur

Ambasadori evropian në Shkup, Aivo Orav është shprehur dje se  Maqedonia ka vetëm 1 muaj  kohë për të gjetur kompromis për emrin, deri në Samitin e qershorit të BE-së.

“Ne në Bashkimin Evropian nuk flasim për bllokada, as për veto, ne flasim për konsensus. Arritja e konsensusit është e rëndësishme për çdo shtet. Ka mbetur edhe një muaj deri në Samitin e Këshillit të BE-së dhe mendoj se ende ka kohë për të bërë më shumë.” ka deklaruar ai.

Orav e bëri këtë deklaratë gjatë qëndrimit në komunën e Shtipit,në shoqërinë e ambasadorëve të Holandës, Italisë, Sllovakisë, Francës dhe Greqisë si dhe të  zëvendëskryeministrit për evrointegrime të Maqedonisë, Fatmir Besimi.

Gjithashtu Orav ka thënë se shpreson që konsensusi qe do të arrihet deri në fund të qershorit, do të jetë i kënaqshëm  si për Maqedoninë ashtu edhe për 27 shtetet anëtare të BE-së.  Sipas Orav, Maqedonia  ka kohë edhe një muaj për të ndryshuar fatin e saj për sa i përket epilogut të vendimmarrjes së Këshillit, nëse deri atëherë arrin marrëveshje konsensuale me Greqinë për çështjen e emrit.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar