Ora robot, lehtëson zgjimin

Ora robot, lehtëson zgjimin

Momenti i zgjimit dhe ngritja nga shtrati është kthyer në një lodhje të papërshkrueshme rutinore. Kemi provuar mënyra të shumta për të lehtësuar zgjimin në mëngjes, por deri më tani kanë rezultuar jo shumë tw efektshme. Për të gjithë ju që keni probleme me zgjimin në mëngjes është krijuar një orë me alarm. Ora është

Momenti i zgjimit dhe ngritja nga shtrati është kthyer në një lodhje të papërshkrueshme rutinore. Kemi provuar mënyra të shumta për të lehtësuar zgjimin në mëngjes, por deri më tani kanë rezultuar jo shumë tw efektshme.

Për të gjithë ju që keni probleme me zgjimin në mëngjes është krijuar një orë me alarm. Ora është ndërtuar nga grupi Southern California, i cili zhvilloi këtë prototip të veçantë. Një robot që në pamje të parë duket si njeri, por që shërben si një orë zgjimi që funksionon në një mënyrë plotësisht unike. Pajisja është ndërtuar që të përshtatet me iPhone dhe iPad. Ora është quajtur Tim-E (shqiptohet “Timmy”).

Në këtë robot mund të zgjidhni të zgjoheni me muzikën tuaj. Pajisja funksionon si një orë alarmi, pasi ajo mund të paraqesi lojëra të trurit për t’u siguruar që ju të mos bini përsëri në gjumë. Ju mund të regjistroni edhe lajmërime zanore, të cilat mund të jenë të dobishme për të marrë shënim listat ose ide të tjera të rastit që mund të keni në mendjen tuaj.

/Altin Tufa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar