Opozita kërkon kryeparlamentarin, Oliver: Shumica mjafton

Partitë opozitare në Kosovë, LDK, AAK dhe NISMA po përpiqen të marrin postin e kreut të Kuvendit të bashkuara në të njëjtin grup parlamentar. Rregullorja parashikon që ky post i takon grupit më të madh parlamentar, por nuk përcakton nëse grupet vendosen para apo pas zgjedhjes së kryetarit. Blloku opozitar parashikon se që në seancën

Partitë opozitare në Kosovë, LDK, AAK dhe NISMA po përpiqen të marrin postin e kreut të Kuvendit të bashkuara në të njëjtin grup parlamentar.

Rregullorja parashikon që ky post i takon grupit më të madh parlamentar, por nuk përcakton nëse grupet vendosen para apo pas zgjedhjes së kryetarit.

Blloku opozitar parashikon se që në seancën e parë do të ketë më shumë deputetë se koalicioni i PDK-së, prandaj edhe kryetari i Legjislativit do t’i takojë atyre.

Ndërsa ndërkombëtari Aleksander Borg Oliver deklaroi se shumica në Kuvend duhet t’i mjaftojë Presidentes për të mandatuar koalicionin që mund t’i japë vendit një qeveri.

“Askund në Kushtetutë nuk thuhet se presidentja duhet ta thërrasë partinë ose koalicionin që ka fituar zgjedhjet për ta bërë Qeverinë. Ajo duhet ta kërkojë vetëm shumicën e nevojshme në Kuvend, e cila garanton se shteti mund të bëhet me Qeveri”, tha Oliver.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar