Opozita bashkohet, shpall Ramush Haradinajn kryeministër, Thaçi në opozitë

Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës. Media kosovare deklaron se partitë opozitare arritën në marrëveshje dhe rrëzuan rezultatet e zgjedhjeve, duke çuar Thaçin në opozitë. Në minutat në vijim pritet të konfirmohet zyrtarisht në një deklaratë për shtyp vendimi i  marrëveshjes mes LDK-se, AAK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën. Më herët

Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës.

Media kosovare deklaron se partitë opozitare arritën në marrëveshje dhe rrëzuan rezultatet e zgjedhjeve, duke çuar Thaçin në opozitë. Në minutat në vijim pritet të konfirmohet zyrtarisht në një deklaratë për shtyp vendimi i  marrëveshjes mes LDK-se, AAK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën.

Më herët Albin Kurti deklaroi se votat e tij mund t’i bashkohen LDK-së por kurrsesi PDK-së. Bisedimet mes tij, Fatmir Limajt të NISMËS dhe Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përfunduan me shpalljen e këtij të fundit kryeministër të aleancës së re.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar