Opozita bashkohet, shpall Ramush Haradinajn kryeministër, Thaçi në opozitë

2

Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës.

Media kosovare deklaron se partitë opozitare arritën në marrëveshje dhe rrëzuan rezultatet e zgjedhjeve, duke çuar Thaçin në opozitë. Në minutat në vijim pritet të konfirmohet zyrtarisht në një deklaratë për shtyp vendimi i  marrëveshjes mes LDK-se, AAK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën.

Më herët Albin Kurti deklaroi se votat e tij mund t’i bashkohen LDK-së por kurrsesi PDK-së. Bisedimet mes tij, Fatmir Limajt të NISMËS dhe Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përfunduan me shpalljen e këtij të fundit kryeministër të aleancës së re.

/Romina Qama/

2 KOMENTET

  1. Sic duket keta nuk e kane lexuar Kushtetuten e Republikes se Kosoves 🙂 Ne Kushtetute ehste e mirepercaktuar se me detyre per formimin e qeverise ngarkohet kryetari i Partise qe del e para ne zgjedhjet parlamentare. Jane disa procedura, nese parlamenti nuk e voton, atehere mund te krijohet Qeveria nga partite e tjera. por te pakten, kjo do te ndodhe pasi z. Thaci te kete ezauruar perpjekjet per formimin e qeverise. Sic duket, akoma nuk u eshte mbushur mendja ketyre me keto gafa qe bejne ne shkeljen e Kushtetutes 😛

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here