Operacioni antidrogë, laboratorë kokaine në Mamurras dhe Prishtinë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka finalizuar dje një operacion, ku në pranga kanë rënë disa persona me akuzën e trafikut të kokainës dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacionet janë zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe Kosovë, ku janë zbuluar edhe dy laboratorë të përpunimit të kokainës, në Mamurras dhe Prishtinë. Hetimet kanë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka finalizuar dje një operacion, ku në pranga kanë rënë disa persona me akuzën e trafikut të kokainës dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacionet janë zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe Kosovë, ku janë zbuluar edhe dy laboratorë të përpunimit të kokainës, në Mamurras dhe Prishtinë.

Hetimet kanë filluar muaj më parë, të kryesuara nga prokurori Anton Martini, i cili ka prerë fletëarrestin edhe për Gëzim Çelën, një personash i njohur i botës së krimit, i arrestuar dhe liruar disa herë nga gjykatat. Çela, 44 vjeç, njihet nga drejtësia italiane si “Baroni”. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se në Shqipëri është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainë, 18 kg heroinë dhe rreth 100 kg marijuanë, 850 litra përzierës, një mjet i blinduar, si dhe armë e municione luftarake. Gjithashtu, një bazë tjetër droge është shkatërruar në Kosovë dhe dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në shtetin fqinj është sekuestruar një sasi prej rreth 50 kg droga të forta, një laborator për përpunimin e prodhimin e lëndës narkotike.

Burime nga prokuroria pohojnë se në pranga kanë rënë katër persona, të dyshuar se janë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Koka kryesore e bandës, i dyshuari Gëzim Çela, është shpallur person në kërkim nga pala shqiptare. Ndërkaq, uniformat blu kanë shoqëruar me dhjetëra persona, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Emrat e tyre nuk bëhen publik për arsye hetimore. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e madhe kokaine, heroine, marijuane dhe municione luftarake.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar