Olldashi: PD-ja e rrëzon Ramën në 2015-ën

Olldashi: PD-ja e rrëzon Ramën në 2015-ën

Kandidati për kreun e PD-së, Sokol Olldashi gjatë takimeve me aktivistë dhe drejtues politikë në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, deklaroi se “Partia Demokratike e rrëzon Edi Ramën në zgjedhjet e 2015-ës.” Ndër të tjera ai shtoi se PD-ja, me një strukturë të balancuar, të vënë nën stimul, përgjegjësi dhe me një njohje të pangatërruar të

Kandidati për kreun e PD-së, Sokol Olldashi gjatë takimeve me aktivistë dhe drejtues politikë në Librazhd, Rrogozhinë dhe Kavajë, deklaroi se Partia Demokratike e rrëzon Edi Ramën në zgjedhjet e 2015-ës.”

Ndër të tjera ai shtoi se PD-ja, me një strukturë të balancuar, të vënë nën stimul, përgjegjësi dhe me një njohje të pangatërruar të kontributeve, kthehet në një makineri politike dominuese në terren, që nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush.  Duke përforcuar qëndrimet për një konfigurim të qartë të poleve politike ne vend, Olldashi theksoi se në politikën shqiptare nuk mund të ketë më lojtarë mesfushorë.

“Kundërshtari ynë në bllok është ish Partia e Punës, ndërsa Partia Demokratike është shtëpia e opozitarëve”, deklaroi Olldashi.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar