Olldashi në Lezhë: Rama-Meta rikthyen Partinë e Punës

0

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi ishte në Lezhë për të prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë, ku tha se, “në skenën politike shqiptare është rikthyer Partia e Punës”. Olldashi theksoi se, demokratët duhet të ndërtojmë një mekanizëm perfekt opozitar për të çmontuar mazhorancën e kualicionit të ish Partisë së Vjetër të Punës.

“Marrëveshja e 1 prillit mes PS dhe LSI rriktheu partinë e vjetër të punës. 1 prilli ishte rrithemelimi i Partisë së Punës. Nga ky moment, ne duhet të fokusojmë si kundërshtarin tonë politik, ish partinë e vjetër të Punës, banditët e PS-së dhe hajdutët e LSI-së, të gjithë bashk”, theksoi Olldashi.

“Skena politike në Shqipëri nuk ka tre pole, po dy, ish Partinë e vjetër të Punës dhe opozitën e Partisë Demokratike. Ky është një kufi i qartë të cilin, ne duhet ta vendosim menjëherë. Kjo parti ka rrëzuar Partinë e Punës në 1992, ka rrëzuar mazhorancën e korrupsionit në 2005. Partia Demokratike këtë aliazh e rrëzon në përpjekjen e parë elektorale, në zgjedhjet lokale të vitit 2005”, tha Olldashi.

Ai gjithashtu komentoi edhe mbi qëndrimet e fundit të Partisë Socialiste lidhur me premtimet e saj për shëndetësinë dhe politikën fiskale.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here