Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmet e militantëve islamikë në qytetet më të mëdha të Irakut, Mosulit dhe Tirk
KS tha se situata në Mosul po përkeqësohet dita-ditës. Mbi 500 mijë persona u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohen dhe të shprehin solidaritetin e tyre me Irakun, për këtë situatë të vështirë sigurie.
Tikri, vendi i Sadam Husein është qyteti ku ekstremistët kanë përparuar më shumë,pasi pak më parë pushtuan edhe Mosulin.
Gjithashtu, SHBA-ja po merr masa për të dërguar asistencë ushtarake në Irak për të luftuar me militantët.
/Rabihana Halili/