Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

“Ofensiva” dita botërore e kancerit

“Ofensiva” dita botërore e kancerit

0 Komentet 🕔13.12.2013 - 12:34

Në mbarë botën shifrat e të sëmurve me kancer janë në shifra të larta dhe sipas një studimi rreth 14 milionë persona janë prekur prej kancerit gjatë vitit 2012,ccka tregon për përhapjen gjithmonë edhe më të madhe të sëmundjes vdekjeprurëse në shkallë botërore.

Të dhënat u publikuan të enjten prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila përpilon statistikat e saj në shkallë globale.

Në vitin 2008, në botë u regjistruan 12,7 milionë raste të reja tumoresh dhe kjo është edhe hera e parë në shumë vjet që së bashku me rastet e reja është rritur edhe vdekshmëria.

Gjatë 2012-s, 8,2 milionë persona humbën jetën në të gjithë planetin për shkak të sëmundjeve kancerogjene, nga 7,6 milionë katër vjet më parë.

tumor

Pas sëmundjeve kardiovaskulare, ato tumorale janë shkaku i dytë më i përhapur i vdekjeve natyrale në botë dhe rritja e nivelit të obezitetit, duhanpirësve e jetëgjatësisë ndikon direkt në shtimin e rasteve të prekjes prej tumoreve.

Kanceri i mushkërive, i cili shkaktohet kryesisht nga duhanpirja, ishte forma kryesore e tumoreve me 1,8 milionë raste ose 13% të totalit të të gjithë kancerave gjatë vitit të shkuar.

OBSH paralajmëroi se rritja e rasteve të kësaj sëmundje po sjell edhe një rritje të vazhdueshme të kostove që shtetet e ndryshme të botës, pacientët apo familjarët e tyre po shpenzojnë për trajtime gjithmonë e më të kushtueshme.

/Redjon Shtylla/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr