Objektet shtetërore të trupit diplomatik mbrohen nga ushtria

Objektet shtetërore dhe ato të trupit dipllomatik do të ruhen nga efektivat e Forcave Komando të Ushtrisë. Kjo është në bazë të urdhërit të dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë

Objektet shtetërore dhe ato të trupit dipllomatik do të ruhen nga efektivat e Forcave Komando të Ushtrisë.

Kjo është në bazë të urdhërit të dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes,  dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,” thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit

Sipas policisë, dorëzimi i Objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe  dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe dhe marrja në ruajtje nga forcat e armatosura  do të nisë nga data e sotme deri më 25 qershor.

Ndërkohë, sot është zhvilluar një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë  me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Mbrojtes dhe Shefat e Sigurisë së Ambasadës dge Trupit Dipllomatik të akredituar në vendin tonë, me qëllim garantimin e një menaxhimi sa më efikas të këtij procesi.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar